Ruskoska: Zaev na ka njoftuar për rastin “Reket”
KryeministriZoran Zaev i pari më njoftoi se një biznesmen i është ankuar për shantazh. Këtë sot e ka deklaruar Prokurorja Vilma Ruskoska për Nezavisen Vesnik.
Kryeministri gojarisht më ka njoftuar mua dhe prokurorin publik pastaj tregoi gatishmëri për të ngritur padi penale. Mirëpo ne e këshilluam që dëshmitari të vie vet në Prokurori dhe të denoncoj rastin, ka thënë Ruskoska.
Kryeministri Zoran Zaev të njëjtën e ka deklaruar mbrëmë në pres-konferencën për rastin “Reket” ku i arrestuar ka ngelur Bojan Jovanovski – Boki13.
Kujtojmë se momentalisht Boki1 13 është i vendosur në repartin e Hagës, pasi që janë mbledhur dëshmi verbale dhe materiale, Prokuroria ka hapur procedurë ku ai dhe Kiçeec ngarkohen për veprën penale “marrje të shpërblimit dhe ndikim të paligjshëm si dhe për “larje parash”.
Ato në dy raste kanë zhvatur gjithsej 1,5 milion euro nga tetë milion euro që kishin kërkuar fillimisht nga një person që për momentin po hetohet në procedurë. Të dyshuarit që është shantazhuar i kanë premtuar se përmes prokurorit të cilët janë në lidhje shoqërore do të mund të ndikojnë që ti ndërpresin procedurën hetimore apo ti lehtësojnë masat.