Rrogat e mjekëve deri në 1600 euro, ja kur do të ndodhë sipas ministrit Filipçe

Date:

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se që kur se është në detyrën e ministrit kanë lëvizur gjërat në këtë sferë, duke u rritur sidomos rrogat e punonjësve shëndetësor, përcjellë INA. Ai përmes një deklarate ka thënë se gjatë disa periudha ka ndodhur rritja e rrogave të punonjësve në shëndetësi, ndërsa deri në fund të mandatit, që skadon në dhjetor të 2020, rroga e mjekëve specialist do të jetë 100 mijë denarë (mbi 1600 euro).
“Në shtator të 2018 rroga është rritur për 5% për 19.123 të punësuar në Institucionet Publike Shëndetësore (IPSH). Në janar 2019 është rritur 10% për mjekët specialist, 5% për motrat medicinale dhe 8 % për motrat medicinale që punojnë në Qendrën Klinike. Në shtator 2019 ka pasur rritje plotësuese për 5%. Deri në fund të mandatit mjekët specialist do të marrin 100 mijë denarë”, theksoi ministri Venko Filipçe. Megjithkëtë rritje, po vazhdon fluksi i ikjes së mjekëve drejt vendeve europerëndimore, për shkak të kushteve më të mira për punë.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...