Rrëzohet skela në Cyrih, lëndohen tre persona

Date:

Në Cyrih të Zvicrës, të shtunën është rrëzuar një skelë në rrugë, në sheshin Limmatplatz. Me këtë rast janë lënduar tre persona

Të shtunën, një skelë ka rënë në rrugë në Limmatplatz në Cyrih. Aksidenti ndodhi në stacionin e autobusit të linjës 32. Për „20 Minuten“ policia e ka konfirmuar aksidentin. Tre persona janë lënduar, disa prej tyre me lëndime të dukshme. Trafiku është dashur të devijohet.

Rrethanat e sakta të aksidentit tani po sqarohen nga Policia e Qytetit të Cyrihut, informon Shtegu.com. Specialistët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Cyrih dolën në vendngjarje për të siguruar prova.

„Ende jam e tronditur“, ka deklaruar një kalimtare rasti. „Unë isha nga të parët që vrapova për të ngritur përsëri skelat“. Një zonjë e moshuar u godit nga një traversë, thotë dëshmitarja. „Po fryente erë e fortë. Dyshoj se një vrull i erës ndikoi që skela të rrëzohej”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...