Zvicerani 70-vjeçar po lufton që Kristina e tij shtatëdhjetetrevjeçare të vdesë
„Më në fund dua ta çliroj gruan time nga vuajtjet“
Christine Bregnard (73) ka çmenduri që nga viti 2015. Tani ish-psikologu jeton në shtëpi. Sipas burrit të saj Roger Bregnard (70), ajo po përjeton një jetë të trishtuar. Por asaj i mohohet eutanazia – gjë që burri i saj nuk mund ta kuptojë.
I dërrmuar plotësisht, Roger Bregnard (70) mban në dorë një fotografi të dashurisë së tij të madhe. Për mbi 35 vjet, ai dhe Christine Bregnard (73) kanë qenë një zemër dhe një shpirt. Ata e sollën në jetë një vajzë dhe gjatë gjithë jetës së tyre punuan shumë.
Por që pesë vjet tashmë asgjë nuk është si më parë. E dashura e Roger Bregnard, Kristina vuan nga demenca. Ai e di dëshirën e tij më të madhe: „Të largohet nga kjo botë në paqe dhe pa dhimbje“. Por ka një problem. „Fatkeqësisht, Kristina ime nuk është më e aftë të gjykojë“, tha pensionisti në lot. Disa organizata të eutanazisë kanë refuzuar të ndihmojnë çiftin nga Bremgarten.
Bregnard: “Askush nuk na ndihmon. Kështu thotë ligji“. Ai është i bindur: „Gruaja ime po vuan dhe më në fund unë dua t`ia heq vuajtjet“. Ai nuk mund të durojë më të vizitojë gruan e tij në shtëpi. Psikologia në pension nuk flet më dhe shpesh është e pikëlluar. Pavarësisht nëse ai i flet apo jo, nga ajo nuk ka më asnjë reagim: “Ajo as nuk buzëqesh më. Ajo kurrë nuk do të kishte dashur një jetë të tillë”.
Kur pesë vjet më parë u krijua demenca, çifti menjëherë iu drejtua organizatave të ndryshme të eutanazisë. Këtu përfshihet gjithashtu edhe direktiva e shkruar me dorë, shkruan „Blick“, transmeton Shtegu.com. Në të, pensionistja kishte konfirmuar se dëshironte ilaçe të forta për dhimbje, për një sëmundje të pashërueshme – edhe nëse ato do të përshpejtonin fillimin e vdekjes.
Por shumë vonë. «Gjatë një konsultimi, Kristina një herë tha se donte ta vriste vetveten. Por përsëri ajo tha se ishte e kënaqur”, shpjegon Bregnard. Me këtë rast, mjekët vërtetuan mungesën e aftësisë së gjykimit të saj, e cila është thelbësore për ndihmën ligjore dhe vetëvrasjen.
Pra, a nuk mundet Bregnard t`ia heq vuajtjet Kristinësd? Asistentja e njohur e eutanazisë Erika Preisig, flet për pasojat e rënda që do ta kërcënonin nëse do të ndihmohej në vetëvrasje. Edhe pse ajo me dëshirë e plotëson kërkesën e fundit për të sëmurët, ajo thekson: „Unë nuk vras askënd“.
Njerëzit duhet të jenë në gjendje ta administrojnë vetë ilaçin vdekjeprurës dhe kështu të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre – e pamundur për ata që vuajnë nga demnca dhe nuk janë në gjendje të gjykojnë.
Ajo e sheh të ashtuquajturën „të vdiset shpejtë“ si një nga opsionet e vetme. Preisig: “Kur zonja Bregnard të jetë plotësisht demente, ajo do të harron të hajë sepse nuk mund ta klasifikojë më urinë dhe etjen. Ju nuk duhet ta ushqeni, thjesht ia ofroni ushqimin“. Mund të duket e vështirë, por në fakt është rrjedha natyrore e demencës.
Roger Bregnard tani po bën thirrje për një ndryshim në ligj, në mënyrë që në raste të tilla shoqërimi ligjor i vetëvrasjes të jetë gjithashtu i mundur: „Përndryshe një direktivë paraprake nuk është për asgjë nëse në rast të paaftësisë nuk është më e vlefshme“.