Rrëmujë e vërtetë në Zvicër: Shtetasi maqedonas godet çdokend që i del përpara, kërcënon disa persona

Date:

17:13:37                  2017-04-02

 

 

 

 

 

Një vozitës nga Maqedonia, mëngjesin e së shtunës në relacionin në mes Cyrihut dhe Spreitenbachut në Zvicër, ka shkaktuar disa aksidente, si dhe ka lënduar dhe kërcënuar disa persona. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia zvicerane.

 

 

 

 

Rreth orës 03.15 të së shtunës, një shtetas 33-vjeçar maqedonas ka vozitur disa herë me veturën e tij të llojit „Smart“ në drejtim të rrugës „Zürcherstrasse“ në Dietikon, prapa një veture të të njëtit lloj. Pasi ky i fundit e vëren se është duke u përcjellur nga shtetasi maqedonas, ai e ndalon veturën dhe zbret. Mirëpo, kërcënohet nga shtetasi maqedonas me një thikë. I kërcënuari largohet me vrap, ndërsa autori i dyshuar futet në veturën e viktimës dhe vazhdon rrugën në drejtim të Cyrihut.

 

 

 

 

Të njëjtën gjë ai e përsëritë edhe në lokacionin Lindenplatz, kësaj radhe me një veturë të llojit „Mercedes“ me ngjyrë të zezë. Pasi edhe këtë vozitës e kërcënoi dhe e detyroi të largohet, autori i dyshuar vazhdon rrugën, kësaj radhe me Mercedesin e grabitur nëpër rrugë të ndryshme të Cyrihut. Me këtë rast, ai shkakton disa aksidente, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Më në fund, ai e vazhdon rrugën në drejtim të Schlierenit. Atje, për një çast zbretë nga vetura duke e kërcënuar një këmbësor tjetër dhe më pas vazhdon për në Dietikon.

 

 

 

 

Në një udhëkryq, ai e godet një veturë që ka qenë duke pritur në ngjyrën e kuqe të semaforit, e cila e godet një veturë tjetër para saj. Gjatë godtijes, lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy veturave. Pa u përkujdesur për rastin, shtetasi maqedonas e vazhdon rrugën në drejtim të Spreitenbachut.

 

 

 

 

Në kuadër të alarmit që kishte pranuar, policia zvicerane e gjen veturën rreth orës 03.45 në afërsi të një qendre tregtare, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Pasi i afrohen policët, ai i kërcënon që të dy me thikë, ndërsa ata kanë qenë të detyruar të përdorin aparatin destabilizues. Me këtë rast, është lënduar lehtë edhe një kalimtar rasti i cili ka dashur tu ndihmojë policëve.

 

 

 

 

Motivi i veprimeve të shtetasit maqedonas është i paqartë, ndërsa dyshohet se pas kësaj qëndron problemi psikik i tij. Bëhet fjalë për shtetas 33-vjeçar maqedonas, me vendbanim në Kanton të Aargaut. Për momentin ai është duke u hetuar për nga aspekti mjekësor e psikologjik. Hetimet e tjera do të zhvillohen nga Policia kantonale e Aargaut në bashkëpunim me Prokurorinë Limmattal/Albis.

 

 

 

Policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve, të cilët do të jepnin informata eventuale apo dëmtime të tjera nga autori.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...