I mbijetuari i Bazelit deportohet për në Shqipëri

Date:

Festim D. i pari nga e majta

 

 

 

22:47:00                       2017-03-31

 

 

 

 

 

Shqiptari 24-vjeçar, i cili e mbijetoi vrasjen e dyfishtë në Bazel të Zvicrës, më 09 mars të këtij viti, nuk është më në Zvicër: Ai është deportuar për në Shqipëri.

 

 

 

 

Më 09 mars të këtij viti, gjatë të shtënave me armë zjarri në restorantin „Café 56“ të Bazelit, u vranë dy shqiptarë, ndërsa një tjetër 24-vjeçar, pësoi plagë të rënda me rrezik për jetë. Sipas Ministrisë zvicerane të Drejtësisë, shqiptari 24-vjeçar Festim D., është deportuar për në Shqipëri, shkruan „Tageswoche“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

Festimi ka qenë i njohur edhe më herët për policinë. Në Zvicër ai ka hyrë më 07 mars, ndërsa qëllimi i tij ka qenë që të parashtrojë kërkesë për azil në Gjermani. Pas krimit në Bazel, ai është operuar, ndërsa një javë më pas, më 17 mars është arrestuar. Ndaj tij është lëshuar ndalesë për hyrje në territorin zviceran dhe në tërë zonën e Schengenit.

 

 

 

Më tej, gazeta zvicerane shkruan se Gjykata e Apelit e Bazelit e ka konfirmuar vendimin e Entit të migirimit të Bazelit: Dymbëdhjetë ditë arrest dëbimi dhe më në fund dëbim nga Zvicra.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...