Rrahet brutalisht pronari kosovar i banesës

Date:

Austri 
Pronari kosovar i një banese në Vjenë-Rudolfsheim-Fünfhaus, është rrahur rëndë nga katër qiraxhinj, pasi ka dashur t`i dëbojë nga banesa e tij. Sipas policisë austriake, kosovari 44-vjeçar është sulmuar me grushte, shqelma dhe taketuke, duke përjetuar lëndime në kafkë dhe thyerje të hundës.
Para pak ditësh, kosovari i kishte pranuar me qira katër bashkëkombas të tij në banesën e tij, në rrugën Schwendergasse. Ai rregullisht i kishte lutur ata që të paraqiteshin zyrtarisht në polici, për të mundur të nënshkruajë një marrëveshje të rregullt të qirasë. Pasi kuarteti kosovar nuk ishte pajtuar me idenë e 44-vjeçarit, ai kishte dashur t`ua hedhë gjërat nga banesa.
„Pas një diskutimi të ashpër, situata eskaloi tërësisht, qiramarrësit e sulmuan pronarin e banesës“, informon zëdhënësi i policisë austriake, Thomas Keiblinger, transmeton „Kleine Zeitung“. Pronari kishte arritur të shpëtojë, vetëm pasi kishte përdorur një sprej mbrojtës. Ai arriti të largohej deri te një park në afërsi, i ndjekur nga sulmuesit, por pasi aty u mblodhën shumë kalimtarë, sulmuesit ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia është vënë në kërkim të tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...