Reagon Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë

80 Lexime

Prishtina ia bën me hile Joschka Fischerit
Një rrugë në Prishtinë mban emrin e ish kryetarit të SHBA-ve, Bill Clinton ekziston edhe nga guri, ndërsa pranë e ka bashkëshorten.
Bill Clintoni e ka ngritur dorën e majtë triumfalisht në ajër. Ai qëndron i palëvizur në një piedestal guri mu në mes të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Disa metra më larg, nga era valëvitet flamuri amerikan.
„Ekziston edhe një rrugë në Prishtinë me emrin Bill Clinton“, pohon Milena Tutsch, gjatë kohës kur autobusi urban kalon përreth shtatores. Gjithashtu edhe një rrugë George Bush dhe një tjetër Tony Blair“. Bashkëpuntorja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë i rrudhë krahët në pyetjen prej nga rrjedhë ky nderim kaq i madh për ish kryetarët amerikanë dhe ish kryeministrin britanik.
Mungon Bulevardi „Joschka Fischer“.
„Me siguri nga lufta“, deklaron me një teori jo shumë bindëse. Në atë kohë, gjatë luftës në Kosovë, SHBA-të dhe Britania e Madhe si shtete të NATO-s, ishin shpëtimtare kundër Serbisë armiqësore. Mu për këtë, Bill Clintoni ka merituar një monument, por edhe një emërtim rruge.
Nga ana tjetër, një bulevard me emrin e Joschka Fischerit nuk ekziston, edhe pse ministri i atëhershëm gjerman urdhëroi vendosjen e ushtarëve të Bundeswehrit. Si duket, shtetit të ri ballkanik kjo ndihmë nuk i la përshtypje.
Për Bill Clintonin ekziston një këndvështrim tjetër. Ai jo vetëm që ka një shtatore dhe një emërtim rruge, por ballëpërballë monumentit të tij gjendet butiku i njohur „Boutique Hillary“ një butik të cilin e vizitojnë zonja të rënda. Çifti Clinton i bashkuar, gjithashtu edhe në Prishtinë. Çfarë romantizmi i kosovarëve?! (noz.de)