Rojet zvicerane e pajisin Papën me rezultate sportive

Date:

Gjatë të hënës, Radio Vatikani ka bërë publike një intervistë me Papa Franceskun, të cilën e kishte bërë për mediet argjentinase. Në pyetjen nëse e përcjellë ekipin e tij të zemrës Atletico San Lorenzo de Almagro, i cili bën gara në Ligën e parë argjentinase, ai është përgjigjur: „Për çdo ditë roja zvicerane mi sjellë rezultatet dhe tabelën“.
Papa nuk shikon televizor që nga viti 1990, duke respektuar betimin të cilin ia ka dhënë Virgjëreshës Mari dhe lexon vetëm një gazetë, të përditshem italiane „La Republica“, por jo më shumë se dhjetë minuta në ditë.
Gazetarëve argjentinas ai u ka deklaruar se gjatë natës fle vetëm gjashtë orë, nga ora 22.00 deri në ora 04.00, me një shtesë të kotjes nga 40 minuta deri në një orë pasdite. Ai gjithashtu ka theksuar se i mungojnë edhe shëtitjet nëpër qytet dhe ka pranuar se nuk e respekton në përpikmëri protokolin.
Ka pranuar gjithashtu se disa gjëra ia sjellin lotët afër syve, si psh, ëndrrat e njerëzve, tragjeditë e migrantëve, përndjekja e të krishterëve në Lindjen e Afërt, fëmijët e sëmurë dhe burgjet, duke thekesuar se nuk dëshiron të humbë emocionet para opinionit. „Asnjëherë nuk qaj publikisht. Dy herë kam qenë buzë vajit, por arrita ta përmbaj veten“, ka përfunduar Papa Francesku.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...