Restoranti Bakall – Për çaste të paharrueshme në jetën tuaj
Tetovarët çdoherë janë konsideruar për njerëz me shije, të cilët duan gjëra të bukura dhe pikërisht për këtë nuk habit fakti që Restoranti Bakall në f.Bërvenicë është një nga vendet e tyre të preferuara për vizitë. Pavarësisht nëse do e vizitojnë për darkë, për kremtim familjar, për syneti ose ndonjë rast tjetër, selfie fotografitë nga Bakalli janë nga më të preferuarat.
E adhurojnë biftekun, qengjin dhe edhin e freskët të cilët këtu përgatiten në mënyrën tradicionale, djathin e ri prej dhie por edhe speca djegëse, kapama, gjomlek si edhe foie gras, magre, t bone steak, tatar beef të cilat përgatiten sipas standardeve Hallall. Sidomos këndshëm janë të befasuar mërgimtarët të cilët nuk mund të besojnë se një vend i këtillë ekziston në anët e Pollogut dhe për të cilin shpeshherë thonë se nuk ka vend të atillë as në Gjermani, as në Zvicër ose në vendet tjera ku ato punojnë dhe jetojnë.
Përveç ushqimit sipëror, ajo që veçanërisht mahnit në restorantin Bakall është kopshti magjik i cili te mysafirët le përshtypje sikur të gjinden në ndonjë vend të shtrenjtë ekzotik. Ambienti është plotësuar me një liqen artificial prej të cilit dëgjohet gurgullima e ujit, gjë që jep një qetësi shpirtërore të veçantë ndërsa në të gjitha anët e kompleksit përhapet aroma e livandës dhe alisiumit por edhe bimët tjera që relaksojnë deri në maksimum. Në rast se keni pasur një ditë të lodhshme, nuk ka vend më të mirë për pushim dhe për relaksim.
Hapësira e tërë ofron intimitet maksimal, tërësisht e veçuar nga çdo gjë tjetër jashtë, ndërsa gjethet e kuqe të fotinive, druri i lulëzuar i blirit, hortenzjet dhe bimët dhe lulet tjera prej të cilave disa do i shihni për herë të parë në këtë vend, krijojnë një përshtypje unike dhe ndjenjë magjike.
Ushqimi është i freskët, i përgatitur nga përbërësit më cilësorë ndërsa shija e ushqimit të gatuar do të mbesë një kohë të gjatë në kujtimet tuaja.
Vizita në Bakall është një mundësi e shkëlqyer që të leni përshtypje te biznes partneri i juaj, ose po ti qerasni më të afërmit e juaj. Restoranti punon çdo ditë, çmimet janë me të vërtetë të kapshme kurse mikpritësit e mirë mund të gatuajnë ushqime edhe sipas dëshirës.
„Jeta është kombinim i magjisë dhe ushqimit të mirë.“ Dhe këtë e keni në restorantin Bakall. /Zhurnal/