Vëllezërit Bajrami u përkujdesën që të hapin lokalin «Kulla Resort» në Bellanocë, në mungesë të ndonjë pikëtakimi të mëparshëm për shqiptarët në brezin kufitar midis Bellanocës dhe Stançiqit. Ishte kjo një befasi e këndshme dhe dëshirë e kahmotshme e banorëve lokalë të të dyja vendeve
Lokali u hap në korrik të vitit të kaluar me një gamë të gjerë specialitetesh vendore, italiane dhe shumëçka tjetër, duke u mundësuar mysafirëve qëndrim të këndshëm e të rehatshëm, në një ambient të mrekullueshëm malor me një lartësi mbidetare prej rreth një mijë metrash.
Vëllezërit Ridvan dhe Xhezmi Bajrami janë tepër të kënaqur nga ky projekt, duke premtuar se në një të ardhme të shpejtë do të investojnë edhe në projekte të tjera përreth restorantit, e që do të jetë një befasi e mirë për mysafirët. Për menaxhimin e restorantit përkujdeset juniori Arban Bajrami, një gastronom i talentuar që premton shumë.
Stafi i restorantit është i përbërë prej 17 personave, me një kuzhinier të shkëlqyeshëm, i shoqëruar me gjashte bashkëpunëtorë, ndërsa për shërbimin e shpejtë dhe cilësorë përkujdesen njëmbëdhjetë kamarierë.
Ajo që pronarët e restorantit i bënë të ndjehen të lumtur, është nisma e tyre për t`i angazhuar e ndihmuar studentë e rinj, duke i punësuar si kamarierë, në mënyrë që edhe ata sadopak të përfitojnë gjatë studimeve.
Lokali frekuentohet nga shumë vise si Shkupi, Tetova, Kumanova, Ferizaji, Gjilani, Presheva dhe rrethe të tjera në afërsi.
Specialiteti i lokalit është mishi i qengjit dhe brinjtë e viçit, si dhe specialitete tjera të shijshme.
Kapaciteti për të rezervuar lokalin për ahengje të ndryshme është i paraparë për njëqind persona, ndërsa kapaciteti i përgjithsëhm është 280 vende.



