Refugjatët sirianë: Më mirë të vdesim se sa në dorë të policisë maqedonase

43 Lexime

Nga fillimi i javës së kaluar, një 16-vjeçar nga Siria kishte humbur jetën në Maqedoni, pasi treni e kishte goditur duke ecur nëpër binarë. Arratisja e tij nga vdekja dhe përmndjekja në vendlindje, për një jetë më të mirë në liri dhe siguri, përfundoi me një tragjedi. Në muajin e kaluar, treni i kishte mbytur 14 refugjatë të tjerë, shkruan „br.online.de“.
Qindra refugjatë përpiqen përmes Greqisë, nëpër Maqedoni të marrin rrugën në shtetet e BE-së. Për të mos u rënë në sy autoriteteve maqedonase, ata përpiqen që të ecin nëpër binarë të hekurudhave, në mënyrë që të jenë sa më të paekspozuar.
Policia maqedonase në këto raste është e pamëshirshme dhe tepër brutale, prandaj ata janë të detyruar që të luajnë rolin e hijeve dhe të jenë sa më larg opinionit.
Në lajmet maqedonase, ata paraqiten vetëm si numër statik i viktimave apo të kapurve. Bile, disa nga ta etiketohen si refugjatë të rremë, edhe pse ata pas vetes kanë lënë luftën, urinë, varfërinë apo papunësinë. Bashkëpunëtori i kësaj medie në Maqedoni L.N. i ka takuar disa nga ta dhe ua ka dëgjuar hallet.
Mahmoudi nga Siria: “Vi nga Siria sikurse edhe gjithë të tjerët këtu. Gjithkah në vend është duke u luftuar, ne nuk mund të jetojmë më atje. Në Siri kam studiuar turizmin dhe nuk e di se si jam gjendur në këtë udhëtim absurd. Tashmë disa ditë jemi duke udhëtuar në këmbë, pa kurrfarë ushqimi dhe me shumë pak ujë të pishëm. Por, unë do të vazhdoj deri në Gjermani, që atje të vazhdoj studimet e mia“.
Shadi nga Siria: „Unë jam floktar i diplomuar. Kam frikë dhe nuk e di nëse do t`ia arrij qëllimit. Në Turqi dhe Greqi kalohet disi, por këtu në Maqedoni vërtetë është rrezik. Nuk mendoj në popullatën, por në policinë e cila na përndjekë dhe na rrahë po që se na heton“.
Rahmani nga Siria: “Shadi ka të drejtë. Popullata vendore na ndihmon shpeshë duke na furnizuar me ushqim dhe pije, por policia maqedonase ua ndalon. Policia po në përndjek edhe pse nuk jemi duke bërë asgjë, ne po shkojmë rrugës sonë. Kam studiuar në vendlindje informatikën dhe jam specialsit për Grafikë kopjuteri 3D. Në këtë mënyrë, në Perëndim askujt nuk do t`i bëhesha barrë, por personalisht do ta fitoja bukën“.