Reagimi i portalit „Shtegu.com“ për Adnanin depërton në Japoni, reagojnë mediet zvicerane
20:40:45 2017-11-10
Testi i dështuar për drogë i Policisë zvicerane nga Kantoni i Solothurnit, ka shkaktuar reagime të shumtë edhe jashtë Zvicrës. Një gazetë shqiptare, rastin e kosovarit Adnan Mursula e ka përshkruar si „skandaloze“, ndërsa në Japoni popullata është indinjuar.
Rasti i muzicientit kosovar Adnan Mursula, në Zvicër ka hapur debate të shumtë. Gjatë një kontrolli policor, kosovari 34-vjeçar ka dalë pozitiv në amfetamine, edhe përkundër faktit se ai kishte konsumuar vetëm një Red Bull. Që nga e mërkura, testet e dështuara të konsumimit të lëndëve narkotike janë bërë temë debati edhe tek politikanët zviceranë. Por, edhe mediet ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë këtij lajmi duke u përpjekur që termin „të varur nga droga“ t`ua sqarojnë jo zviceranëve.
„Skandaloze: Muzicientit kosovar i merret patenta e shoferit pasi ka pirë një Red Bull“. Kështu e ka titulluar gazeta shqiptare „Shtegu“ rastin, duke e përshkruar si „vuajtje“, shkruan Solothurner Zeitung, përcjellë portali „Shtegu.com.
Rasti ka arritur bile edhe në Japoni. Gazeta „Swissjoho“ në gjuhën japoneze artikullin e ka titulluar me indinjatë: „Testi pozitiv i drogës nga një Red Bull?!“, duke iu spjeguar lexuesve të saj në reshtat e parë: „Red Bull është një pije freskuese apo jo“. Përpos kësaj, gazeta vë në dukje se paraprakisht, në SHBA dhe në Europë është shitur Red Bull që ka përmajtur kokainë.
Rasti ka shkatuar regime edhe në Luksemburg, pas artikullit të shkruar në gazetën e përditshme „20 Minuten“ në versionin e Luksemburgut. Pasi „Blick“ fillimisht e kishte shkruar gabimisht mbiemrin e Adnanit si Mursulu, edhe gazetat tjera e kanë cituar me këtë mbiemër.
Të njëjtin gabim e ka bërë edhe gazeta gjermane „Tag24“, e cila rrëfen rastin e Adnanit, duke parashtruar pyetjen nëse Red Bull vërtetë ka ndikim sikurse amfetamina. Në artikull gjithashtu është cituar spjegimi i Adnanit se ai është trajtuar si i varur nga droga. Në një vërejtje të redaksisë, spjegohet se termi „Drögeler“ përkthehet si person i varur nga droga. (Shtegu.com)
Ja edhe artikulli në fjalë:
Skandaloze: Muzicientit kosovar i merret patenta e shoferit pasi ka pirë një Red Bull
http://swissjoho.com/archives/27484