Punonin ilegalisht, arrestohen tre shqiptarë me Chrysler në Gjermani
16:22:34 2017-11-10
Pas një kontrolli të Policisë federale gjermane, tre shtetas shqiptarë jo vetëm që kanë humbur punën e tyre ilegale, por edhe lirinë.
Në orët e hershme të mëngjesit të 09 nëntorit të këtij viti, Policia federale gjermane ka kontrolluar në Bad Muskau njëveturë të llojit „Chrysler“ ngjyrë gri, me autotarga të Hamburgut. Në veturë kanë qenë pesë persona në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë të moshës 24; 27; dhe 28-vjeçare.
Tek shtetasit shqiptarë, policia ka gjetur indikacione se ata kanë qenë duke punuar në një shitore për artikuj ushqimorë në Brandenburg.
Kontrollimi i mëtutjeshëm i të dhënave, ka rezultuar se shqiptari 24-vjeçar ka qenë i kërkuar nga Prokuroria e Bielefeldit. Gjykata e rrethit e Bielefeldit, në shkurt të këtij viti kishte shpallur urdhërarrest për te, për shkak të një plaçkitje të rëndë.
Ndaj vëllait të tij 27-vjeçar ishte shqiptuar ndalesë për hyrje në territorin gjerman, shkruajnë mediet gjermane, përcjellë portali „Shtegu.com“. Autoritetet përkatëse nga Gütersloch, që ditën e djeshme e kanë shqiptuar vendimin për burgim të tij për tu dëbuar nga vendi.
Ndaj 28-vjeçarit është kërkuar paraburgim për shkak të falsifikimit të dokumenteve, pasi ai është legjitmuar me një pasaportë të rreme greke. Lidhur me rastin, hetimet e policisë janë në rrjedhë e sipër, deri në ndriçimin e plotë të rastit. (Shtegu.com)