Kaos në aeroportin e Hamburgut, shqiptari i arratisur nga burgu futet në aeroport

Date:

16:04:23                2017-11-11

 

 

 

Edhe më tej mbetet e paqartë se si një azilkërkues shqiptar i refuzuar për strehim, ka arritur të arratiset nga një burg në Hamburg të Gjermanisë. Por, një gjë është e qartë, se ai ka pasur një ndihmës:

 

 
Sipas informatave të autoriteteve përkatëse të Hamburgut, një shtetas i Algjerisë është gjetur tek barrierat e burgut, i cili më pas ka deklaruar se ai e ka ndihmuar shqiptarin për arratisje, shkruan „Bild“, përcjellë portali „Shtegu.com“.

 
Pas shqiptarit 22-vjeçar edhe më tej është duke u gjurmuar. Si duket, arratisjen e vet ai e ka përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme. Krevati i tij ka qenë i rregulluar në atë mënyrë sa që dukej sikur ky person është duke fjetur, ka pohuar një zëdhënëse e autoriteteve të brendshme gjermane, njofton „Shtegu.com“.

 
Porsa është konstatuar se ai është zhdukur, menjëherë është alarmuar aeroporti, me vërejtje se shqiptari i arratisur mund të jetë futur në pistë. Me këtë rast, aeroporti është bllokuar në ora 20.15, në mënyrë që të gjurmohet pas të arratisurit. Forcat e policisë federale gjermane e kanë kërkuar gjithandej aeroportin, të ndihmuar nga ekipet zjarrfikëse, të cilat janë përkujdesur për ndriçim. Rreth orës 21.35, më fund kërkimi ka përfunduar pa sukses.

 

 

Aksioni policor ka shkaktuar probleme të mëdha në aeroport, me ç`rast është dashur të anulohen tetë fluturime, dymbëdhjetë janë vonuar. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...