Rasti “Reket”, biznesmeni kishte paguar 750 mijë euro, ja si ishte realizuar plani i zhvatjes

Date:

2019-07-28
 
 

Rasti “Reket” ka nxjerrë në sipërfaqe zhvillime të reja korruptive dhe shantazhi. TV Telma ka zbuluar se një biznesmen nga Manastiri në vjeshtën e 2017 kishte paguar 750 mijë euro. Paratë ishin dërguar nga firma ndërtimore në llogarinë e një gruaje të moshuar nga Shkupi. Kjo pensioniste gjoja ishte pjesë e Organizatës humanitare që udhëhiqej nga Bojan Jovanovski – Boki13.

 

Kur paratë janë dërguar në llogarinë bankare, organet për parandalimin e pastrimit të parave kanë alarmuar policinë financiare, e cila ka ngritur procedurë hetimore. E moshuara ka shkuar për të tërhequr paratë, por më pas është marrë në pyetje nga organet hetimore financiare, për dërgesën e pranuar prej 750 mijë eurove. Ajo ka thënë se paratë i ka marrë si dhuratë për të realizuar idenë e ndërtimit të banesave sociale. Të njejtën deklaratë e ka dhënë edhe biznesmeni, se gjoja projekti do të realizohej nga organizata humanitare e Boki 13, ku anëtare ishte edhe e moshuara.
Prokuroria po vazhdon hetimet për këtë rast dhe se nuk jepen më tepër detaje. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...