Rasti i rëndë i familjes shqiptare i ka sensibilizuar gjermanët

68 Lexime

11:14:32              2017-10-07

 
Tash e më tepër se dy vite, familja shqiptare Cekaj është duke jetuar në Bedburg të Gjermanisë, Pjetri (37), Valbona (27) dhe tri vajzat Ervana (7), Enisa (5 ) dhe Rumejsa (4) janë shumë mirë të integruar. Babai punon në ndërtimtari të thatë dhe arrin të ushqejë familjen pa ndihmën e askujt. Nëna sapo ka nënshkruar një kontratë trajnimi që familjen do ta bënte plotësisht të pavarur nga intervenimi eventual i entit social. Fëmijët flasin në mënyrë të shkëlqyeshme gjuhën gjermane dhe me shumë dëshirë e vijojnë mësimin në shkollat përkatëse.
Familja shqiptare është përkujdesur personalisht për mirëqenien e saj dhe nuk dëshiron asgjë nga shteti. „Po t`i lënë të punojnë të qetë, ata do të kenë jetë shumë më të mirë se disa nga gjermanët“, pohon Michaela Rung-Kraus, përderisa është duke i klasifikuar shumë dokumente e letra që kanë të bëjnë me përkrahjen e gjermanëve për familjen shqiptare që të mund të qëndrojë në Gjermani.
Por, kërkesa e azilit iu është refuzuar, pasi familja ka bërë një gabim, apo ndoshta më tepër. Për të kursyer një dëbim traumatik eventual, prindërit e fëmijëve kanë nëshkruar largim vullnetar nga Gjermania. Enti gjerman për të huaj nuk do të dëgjojë më për ndonjë kthesë eventuale, edhe pse ligji parasheh që në rastin e Valbonës, ajo mund ta vijojë trajnimin për disa vite. Familja shqiptare nuk ka bashkëpunuar sa duhet me entin përkatës për të huaj në lidhje me përgatitjen e dokumenteve të udhëtimit, shkruan „Rundschau-Online“, përcjellë „Shtegu.com“.
Katërvjeçarja gjermane Amilia Kraus, në një fletë ka ngjitur një foto së bashku me shoqen e saj Rumejsa, në të cilën ka shkruar: „Ajo na përket neve“. Shtatëvjeçari Lewin Kraus, për shoqen e tij të klasës Ervana, misitrit të Brendshëm gjerman Herbert Reul, i ka shkruar: „Ajo ka të drejtë të qëndrojë tek ne“.
Gjermanët janë duke bërë përpjekje të mëdha për të grumbulluar nënshkrime të mjaftueshme në mënyrë që familja shqiptare të mund të qëndrojë edhe më tej në Gjermani. (Shtegu.com)