Bendrit Bajra në fokus të kritikave të ashpra zvicerane
Islam Alijaj, politikan shqiptar nga radhët e SP
12:51:45 2017-10-07
Humoristi i njohur shqiptar nga Zvicra, Bendrit Bajra ka bërë një gafë të madhe, pas së cilës ka hasur në kritika të ashpra. Në filmin zviceran „Flitzer (tifoz i zhveshur)“ , Bendriti ka përdorur shprehjen „person me aftësi të kufizuara mendore“. Me këtë rast ka reaguar edhe politikani shqiptar Islam Alijaj, i cili ndjehet i ofënduar rëndë, pasi ai vuan nga një paralizë celebrale infantile dhe pohon: „Skena nuk është dashur të emetohet“.
Që nga lindja, Islam Alijaj (31) është duke jetuar me paralizë celebrale dhe tashmë shtatë vite lufton politikisht kundër paragjykimeve dhe kufizimeve, që kanë të bëjnë me paaftësi shëndetësore. Ylli medial shqiptar Bendrit Bajra (21) në trilerin e ri „Flitzer“, të kinokomedisë së re të zviceranit Beat Schlatter (56), një ide të keqe e ka cilësuar si „paaftësi mendore“ që ka shkaktuar reagime të ashpra tek personat me aftësi të kufizuar. „Kjo është absolutisht e pakuptimtë“, ka deklaruar Islami për „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“.
Justifikimi i Beat Schlatter se po të fshihej ky insert nga filmi do të ketë qenë veprim diskriminues, për Islamin nuk është i bindshëm: „Mendoj se është më mirë që të flitet për ne personat me aftësi të kufizuara, se sa me ne personalisht“. Një skenë e tillë të emetohet në ekranin e madh të kinemasë, për politkanin shqiptar të SP-së është kontraproduktive në betejën për barazi të personave me aftësi të kufizuara: „Në këtë rast, Bendriti dhe Beati si fytyra prominente e kanë shfrytëzuar rastin për vëmendje më të madhe duke na diskredituar neve, personave me aftësi të kufizuara“.
Me këtë, ai e përkrahë zëdhënësen e Organizatës zvicerane për ndihmë personave me aftësi të kufizuar „Pro Infirmis“, Susanne Stahel (49) e cila pohon se këta dy duhet të kenë rol edukativ.
Islam Alijaj ka edhe një vërejtje në filmin e lartpërmendur në të cilin përdoret fjalia „brezi i dytë (secondos) flet kështu“. Një argument të cilin shqiptari me prejardhje nga Kosova e ka prekur shumë: „Me këtë, të gjithë zviceranët me prejardhje migrimi ai i trajton si idiotë“.
Për politikanin shqiptar me aftësi të kufizuara një gjë është e qartë: „Skena në film nuk duhet të emetohet“. Përpos kësaj, ai e fton Bendritit, Schlatterin dhe regjisorin Peter që të kërkojnë falje, duke pranuar se me këtë rast kanë gabuar. (Shtegu.com)