Policia zvicerane vret një azilkërkues

47 Lexime

10:42:14             2017-10-07

 

 

 

 

Në lokacionin kufitar Brissago, natën e së shtunës është vrarë një azilkërkues nga një mobilizim i forcave policore zvicerane. Njëri nga policët ka shtënë në një person të armatosur me dy thika. Mobilizimit të forcave të rendit i kishte paraprirë një zënkë paraprake.
Policia ishte alarmuar pak para orës 02.00, pas një zënke në mes disa personave, thuhet në një kumtesë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“. Disa policë i kishin shoqëruar dy azilkërkues në stacion, pasi situata nuk ka qenë ende e qartë.
Sipas autoriteteve, me këtë rast një azilkërkues i tretë i kishte slumruar dy të tjerët, të cilët kanë qenë të shoqëruar nga policia. Personi ka qenë i armatosur me dy thika. Për të mbrojtur dy azilkëkruesit, njëri nga policët ka shtënë mbi sulmuesin me pistoletën e tij, me ç`rast sulmuesi është plagosur rëndë.
Përkundër ndihmës së shpejtë, sulmuesi ka ndërruar jetë, ndërsa persona të tjerë nuk janë lënduar. Prokuroria ka hapur një hetim për ndriçimin e rastit. (Shtegu.com)