Rasimi pret ndihma në prag të festës

50 Lexime

23:35:34         2016-07-04

 

 

 

Rasim Imeri nga Tetova, me invaliditet që nga lindja, çdo ditë lufton për të siguruar ekzistencën e familjes treanëtarëshe…

 

 

Jeta e tij çdo ditë vjen duke u përkeqësuar në pamundësi për të punuar dhe për të siguruar kafshatën e gojës.
Problemet e shumta shëndetësore nuk e lejojnë që edhe të ankohet, duke menduar se çka do të hanë dhe çka do të pinë, pasi ai nuk ka asnjë pension të vetëm dhe asnjë ndihmë tjetër.
“Rënd është shumë, me papunësi, me shëndet si kryefamiljar, nuk janë shumë tre persona, por përsëri duhet ekzistuar. Si pension nuk kam asgjë, më thanë se do bëhet, por nuk e di, e vërteta është se nuk po del në pah, më kanë premtuar 4000 den., po skam asgjë. Për momentin me rrymën jam shumë keq, ushqimin dhe gjërat e tjera nuk mund t’i mbledhim siç duhet, mezi e kalojmë muajin”,– deklaroi kryefamiljari, Rasim Imeri.
Kryefamiljari, Rasim Imeri, përpos dhimbjeve që ka, ai çdo ditë ngjitet shkallëve, të cilat më vështirësi i kalojnë edhe njerëzit normal.
Ai duhet  të kalojë më shumë se pesë-gjashtë herë në ditë dhe kjo i shkakton dhimbje dhe lodhje.
Kjo familje treanëtarëshe ka muaj të tërë që jeton në errësirë, në pamundësi për të shlyer borxhin që ka ndaj EVN-së. Nga ana tjetër, edhe shumë herë nuk i konsumon barnat e përditshme nga pamundësia për t’i blerë ato.
“Shumë është, ende edhe pak që mundi, pak lëvizi, dita-ditës mund të ngeli poshtë këtu ku jam, në këtë gropë, edhe ky është njëri ndër problemet e mëdha. Këtu ku jetoj është më poshtë, shkallët shumë të larta janë, rëndë është edhe një herë jam lënduar nga këto shkallë, shumë nxehtë edhe me tension, sheqerin… Shumë i duroj dhimbjet, por pa mos e siguruar bukën nuk bën, kurse të tjerat nuk mund… Kam nevojë për renovim të shtëpisë, ka shumë lagështi, kisha lut që shkallët të më behën pak më rrafsh, problem me rrymën kemi, pa rrymë s’ka, atë e kanë prerë, sepse ka dy vite që nuk e kemi paguar”,- theksoi kryefamiljari, Rasim Imeri.
Ne u larguam nga shtëpia e familjes Imeri, me shpresë se ndonjëri nga afaristët dhe institucionet do të ndihmojnë dhe gëzojë këtë familje në prag të festës së Fitër Bajramit.
Nëse doni ta ndihmoni familjen Imeri, mund ta bëni në numrin –  Tel. 00 389 70-672-897
VISAR SADIKI (RTVM2)