Një dhuratë strugane që mallëngjen, por edhe krenon fëmijët

Date:

23:54:27          2016-07-04

 

 

 

 

 

Profesori universitar në USHT, Qashif Bakiu, në një postim të tij në Facebook, ka bërë një urim të rallë, me anë të të cilit i uron mërgimtarët struganë për një kopsht me lojëra për fëmijë, të cilin e kanë sjellur ata nga jashtë. I mallëngjyer, por edhe i gëzuar tejmase për dhuratën e tillë, ai ka shkruar: „Zoti i ruajt mërgimtarët tonë, Zoti u faltë gjithë të mirat, të cilët në këtë ditë feste gëzuan fëmijët tanë! Nuk ka mënyrë më të mirë për të uruar festën e Fitër Bajramit! Parku i lojrave, Lagja Dërnok – Dollogozhdë, Strugë“. Të shpresojmë se edhe bashkatdhetarët tanë do të shkojnë gjurmëve të një iniciative të tillë.

 

 

image-0.02.01.e85ce7e256c231e6c91276b75974d5d9517517599390b16df53ffd36de338b2a-V-31sjdyz2rh5damp1tqdvre

 

 
Duke iu referuar portalit „StrugaLajm“ mësojmë se dhurata është nga dy mërgimtarë të fshatit Dollogozhdë i Strugës. Parku i lojrave nga sot është i hapur për të gjithë fëmijët e fshatit. Para disa muajve filloi puna për jetësimin e kësaj iniciative e cila u konretizua falë kontributit financiar të dy qytetarëve të këtij fshati me punë në botën perëndimore. Bëhet fjalë për Seat dhe Ajri Arsllanin. Zoti i shpërbleftë. (StrugaLajm/Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...