Raporti për lumturinë: Qytetarët e Finlandës në vendin e parë, të Maqedonisë së Veriut në vendin e 84-ët

Date:

Nju-Jork, 20 mars – Finlanda është vendi më i lumtur në botë, theksohet në raportin global të këtij viti të KB-së për lumturinë, i zbatuar në 156 shtete. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë në vendin e 84-ët, përderisa vitin e kaluar ishin në vendin e 89-të, njofton KOHA.

Në raportin e publikuar sot, i cili bazohet në hulumtimin e Galup në secilin nga shtetet për atë se sa të lumtur ndjehen qytetarët. Të anketuarit me vlerësime prej 1 deri në 10 përgjigjen në pyetësorin për faktorë të caktuar në vendet e tyre siç janë cilësia e jetës, ndërgjegjja ndaj të tjerëve, liria, bujaria, sinqeriteti dhe shëndeti.

Finlanda, si edhe në vitet e kaluara e mbajti pozitën e kryesimit. Menjëherë pas saj, sipas këtij raporti, janë Danimarka, Norvegjia dhe Islanda. Në mesin e dhjetë vendeve të para janë edhe Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.

Nga vendet e rajonit, më të lumtur janë në Slloveni (vendi i 44-ët), pastaj vijojnë Kosova (46), Serbia (70), Mali i Zi (73), Kroacia (75), Bosnja dhe Hercegovina (78), Greqia (82), Bullgaria (97) dhe Shqipëria (vendin e 107-të).

Më të palumtur janë në Sudanin Jugor, ndërsa para tyre, në fund të listës, janë Republika e Afrikës Qendrore dhe Afganistani. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...