Gjeli problematik zviceran, tani në shoqëri me dy pula sharmante

333 Lexime

21:30:29                 2019-03-20

 

Gjeli zviceran që po kukuriste me zë të lartë, nga Säriswili, tashmë ka gjetur një banesë të re: Ai tani po u vardiset dy pulave të bukura pranë Liqenit të Neuchatelit.

Në fshatin Säriswil të Zvicrës, një gjel po kukuriste me zë të lartë dhe u shkaktonte kokëdhimbje të madhe një çiftit zviceran: Çifti zgjohej rregullisht para agimit nga shtrati, pasi gjeli kukuriste me zë tepër të lartë. Kështu, ata vendosën ta dhurojnë gjelin përmes shpalljes në fshat, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Pas raportimit të „20 Minuten“ për gjelin me zë të lartë, shumë persona të interesuar i janë paraqitur çiftit zviceran. Tani, gjeli mund të marrë frymë më lehtë ose, thënë më mirë, mund të kukurisë lirshëm: Shpeza i është dhuruar në besim një zviceraneje.

Qysh të martën ndodhi dita e lamtumirës. Pronarët u lejuan të ndahen me shpezën e tyre. Pronarja e re e mori gjelin dhe e çoi në Neuchâtel. Atje, gjeli tani ndan hapësirën me dy pula simpatike.

Por, gjeli ka mundur të shkojë edhe gjetiu. Në këtë mënyrë, një plakë me shqisat e dëmtuara të dëgjimit ishte paraqitur për ta adoptuar gjelin, pasi ora e saj nuk po i kryente shumë punë. Mirëpo, plaka ishte paraqitur pak me vonesë.