Cilës pyetje Merkel i përgjigjet: „Nein, nein“?

Date:

Nëse Top Channel ka përsëritur një pyetje të parapërgatitur, TV Klan e ka fituar garën për t’i bërë qejfin kryeministrit. Gazetarja e tij, Eljamonda Zotka, ka arritur kulmin duke e pyetur kancelaren Merkel se nëse çdo grupim e ka një lider të pashpallur dhe ajo është liderja reale e Europës, kush mendon se është lideri i ballkanit mes dy të preferuarve të saj rajonalë, Edi Rama apo Aleksandër Vuçiç.

Ende pa përfunduar pyetja, Merkel reagoi duke bërtitur „Nain, Nain“, ndërsa Rama qeshi me të madhe sikur nuk e pëlqente një pyetje që sipas të gjitha gjasave e kish kërkuar vetë. Kjo është hera e dytë që TV Klan kërkon një lider ballkanik, pas një qëndrimi historik të ish drejtorit Andi Bejtja që e shpalli ish kryeministrin Berisha si një lider që i duhet Ballkanit. /lapsi.al

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...