Rajoni mbyll kazinotë, në Maqedoni “lulëzojnë” (VIDEO)

Date:

 

Në të gjitha qytetet e Maqedonisë pothuajse më lehtë është të gjesh një bastore sesa një barnatore. Ndërsa në rajon, shtetet po mbyllin bizneset e kumarit, vendi aktualisht ka numrin më të madh, krahasuar për kokë banori. Qytetarët thonë se aty ku shkolla dhe kazino janë nën një çati, ardhmëria e të rinjve gjithmonë mbetet një çështje fati.

 A do të ndjek edhe Maqedonia shembullin e Kosovës dhe të Shqipërisë për mbylljen e lojërave të fatit, apo vetëm do t’i dislokoj ato nga vendbanimet dhe afër institucioneve arsimore, që janë çerdhet, shkollat, madje edhe universitetet, siç po e shihni në këtë rast.

Qytetarët ankohen se objektet e kumarit u kanë “mbirë” në prag të derës. Ata që i hasëm nëpër këto lokalitete me kokë ulur nuk flisnin, të tjerët nuk përmbajnë mllefin.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” thonë se ekziston rreziku që në bastoret dhe kazinotë e Maqedonisë të infiltrohen të njëjtat biznese të lojërave të fatit, të cilat janë mbyllur në Shqipëri dhe Kosovë. Kreu i kësaj lëvizje, Xhemal Abdiu alarmon për situatën e kumarit në vend, ku qytetarëve po u imponohet të lënë paratë e fundit. Ai thotë se ky mashtrim duhet të ndalohet në mënyrë institucionale. Kundër këtij fenomeni është protestuar vazhdimisht edhe me kërkesat që objektet e lojërave të fatit të largohen 3 kilometra nga vendbanimet. Ekspertët kanë ardhur në përfundim se këto biznese paraqesin edhe potencial për pastrimin e parave. Përveç krimit financiar, sociologët thonë se varësia, kumarxhinjët i shpien drejt shkatërrimit të familjes.(Adnan Qaili/Alsat-M)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...