Monstra plakë duhet të qëndrojë tre muaj në paraburgim
11:49:31 2019-03-25
Qysh para se autorja 75-vjeçare e krimit (e cila për momentin është në paraburgim) t`i dorëzohej prokurosisë, ajo iu kishte drejtuar mediave. Ky veprim mund të ketë disa arsye, thotë psikiatri i gjykatës Josef Sachs.
Disa ditë pas aktit të përgjakshëm në Bazel, në të cilin një grua e moshuar e shqetësuar psikikisht, vrau 7-vjeçarin Iliasa M. me një goditje në fyt, Bazeli është ende i tronditur.
E moshuara është tani në paraburgim. Këtë e ka konfirmuar komisari për krime i Bazelit,
Peter Gill, për gazetën „Blick“, informon Shtegu.com. Masa e paraburgimit është për momentin për tre muaj, por mund të zgjerohet edhe me kërkesë. 75-vjeçarja gjithashtu do të vlerësohet edhe në aspektin psikiatrik.
Të hënën gjithashtu u bë e ditur: Pas sulmit me thikë, 75-vjeçarja i informoi mediat, një informatë të cilën „29 Minuten“ e di nga një burim i besueshëm. Se çfarë ka shkruar në detaje autorja e krimit, nuk dihet. Zyra e prokurorisë publike nuk ka dashur të komentojë hollësitë, por konfirmoi se gruaja kishte njoftuar disa persona dhe institucione rreth krimit me anë të telefonit ose mesazhit pas sulmit me thikë.
Por përse gruaja, që me sa duket bëri një përshtypje të hutuar mendore, kërkon vëmendjen e publikut? A e ka vrarë një fëmijë vetëm për t’u bërë e famshme? Kjo vetëm mund të spekulohet, thotë psikiatri i gjykatës, Josef Sachs, njofton Shtegu.com. Për të, ka dy spjegime të mundshme. „Ose ajo ka vepruar nga frika, sepse dukej se ishte e persekutuar apo e mosbesueshme ndaj institucioneve shtetërore, apo e motivuar ideologjikisht,“ thotë ai.
Njoftimet publike për vepra të kryera nuk janë të rralla, madje edhe tipike për krime të motivuara politikisht apo ideologjikisht. Por, Sachs paralajmëron, për përfundime të parakohshme. „Vetëm nga fakti që ajo kishte këtë nevojë për komunikim, nuk mund të nxjerrë ndonjë përfundim“.
E dyshuara ka të ngjarë të ketë pasur një marrëdhënie të tensionuar me institucionet shtetërore, njofton Shtegu.com. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe gjatë procedurave të falimentimit, jo më vonë se në vitin 2007, kishte marrë një ndihmë zyrtare. Sa e lartë ka qenë shuma dhe nëse ajo zgjat deri më tani, nuk dihet.
Gruaja aktualisht po hetohet dhe ekzaminohet në asoektin psikiatrik. Nuk dihet akoma nëse dhe nën cilën sëmundje mendore vuan e dyshuara. Tani për tani, kjo lë hapur nëse nuk mund të ishte zbuluar më parë një kërcënim. Bazuar në informacionin në dispozicion, nuk ka dëshmi të një dështimi të një autoriteti publik, pohon Sachs.
Një marshim pikëllimi i së shtunës ka mobilizuar qindra persona në Bazel. Ashtu si edhe më parë, asgjë nuk dihet për motivin. E dyshuara 75-vjeçare është në paraburgim që nga mbrëmja e së enjtes, kur disa orë pas krimit iu dorëzua autoriteteve.