Radio France Internationale: Nënë Tereza më tepër llogarittet si heroinë kombëtare, se sa figurë fetare

Date:

17:22:03                 2019-05-08

 

Të martën më 7 maj, Papa Françesku e ka vizituar Maqedoninë e Veriut, një vend ku komuniteti katolik është jashtëzakonisht i vogël. Shumica e besimtarëve që kanë ardhur në Meshën Papnore kishin ardhur nga Shqipëria fqinje dhe Kosova.

Nënë Tereza, shenjtërorja e ardhshme e Kalkutës, u lind në vitin 1910 në Shkup, nga një nënë shqiptare dhe babai vlleh, në komunitetin e vogël katolike të këtij qyteti, atëherë nën sundimin osman, shkruan korrespodenti i „Les Voix du Monde“, Jean-Arnault Dérens.

Pothuajse të gjithë shqiptarët në Maqedoni janë myslimanë, ndërsa situata fetare është më e përzier në Kosovë, ku ka 5 për qind të shqiptarëve katolikë dhe në Shqipëri, ku katolikët dhe ortodoksët përfaqësojnë gati me nga 15 për qind popullsinë e përgjithshme të vendit, transmeton Shtegu.com.

Të persekutuar në Shqipëri nën diktaturën staliniste, shpesh të keqtrajtuar në Kosovë nga myslimanët dhe serbët ortodoksë, shqiptarët katolikë llogariten spontanisht si mbrojtës të vlerave të „mirëfillta“ kombëtare, që bashkatdhetarët e tyre i kishin „tradhëtuar“ pas pushtimit osman, duke u konvertuar në islam, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Katolikët shqiptarë gjithashtu theksojnë se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në „ringjalljen kombëtare shqiptare“, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Çfarëdo që të jetë feja e tyre, të gjithë shqiptarët e Ballkanit e nderojnë figurën e Nënës Terezë, prandaj edhe me emrin e saj u pagëzua aeroporti i Tiranës. Në fund, Nënë Tereza më tepër llogarittet si heroinë kombëtare, se sa një figura fetare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...