Zvicra dëshiron të ketë gjithnjë e më shumë influencë femërore

Date:

12:40:00                 2019-05-09

 

Komiteti i grevës së grave i Kantonit Schwyz, i ka bërë thirrje popullatës që emrat e rrugëve që kanë të bëjnë me meshkuj, t`i zëvendësojë me emra që kanë të bëjnë me femra.

Në Kantonin Schwyz, „Herrengasse (Rrugica e burrave)“ do të shndërrohet në „Frauengasse (Rrugica e grave)“: Kjo është kërkesa e një komiteti të grave nga Kantoni Schwyz. Më 14 maj, një muaj para grevës kombëtare të grave, aktivistët e të drejtave të grave i bëjnë thirrje popullatës që në fshatin e tyre të zëvendësojë emrat e rrugëve që kanë të bëjnë me meshkuj, me emrat të rrugëve që kanë të bëjnë me femra, shkruan „Bote“, përcjell Shtegu.com. Hapësira publike duhet të jetë më femërore.

Tashmë, veprimi është planifikuar në disa komuna. Sipas „Bote.ch“, komunat Freienbach, Lachen, Sattel dhe Schwyz planifikojnë të riemërtojnë rrugët. Në këto fshatra ka shumë rrugë „mashkullore“ që mund të riemërtohen. Kështu pra, nga St. Martinstrasse – St. Martinastrasse dhe Schützenstrasse – Schützinnestrasse.
Riemërtimi i rrugëve ka shkaktuar debate. Sidomos reagime ka pasur rreth rrugës „Chlausjägerstrasse“ në Küssnacht, e cila do të duhet të riemërtohej në „Chlausjägerinnenstrasse“, raporton „Bote“, transmeton Shtegu.com. Por, tek të rriturit, deri më sot Chlausjagen është një shprehje që ka të bëjë ekskluzivisht me gjininë mashkullore.

Aksioni për riemërtimin e rrugëve në gjininë femërore nuk është risi. Më 8 mars, në Ditën Botërore të Gruas, sindikata Unia riemëroi një rrugë në Cyrih. Nga „Erismannstrasse“ u bë „Erisfraustrasse“. Kjo, për shkak se prej 447 rrugëve, të cilat janë emëruar sipas të personaliteteve të famshëm, vetëm 54 prej tyre mbajnë emra të gjinisë femërore. Sipas aktivistëve, kjo është një shenjë tipike se gratë janë më pak të dukshme për opinionin se sa burrat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...