Radikalizimi në Zvicër: Berna do të financojë gjashtëmbëdhjetë projekte

Date:

Autoritetet zvicerane po i mbështesin nismat e shoqërisë civile për një luftë efektive kundër radikalizmit dhe ekstremizmit në Zvicër.

Gjatë këtij viti, Konfederata do të mbështesë gjashtëmbëdhjetë projekte, si pjesë e planit kombëtar të veprimit për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm (PAN). Në periudhën prej pesë viteve është planifikuar një shumë prej pesë milionë frangave, për të forcuar përpjekjet e autoriteteve dhe shoqërisë civile.

Programi kombëtar i stimulimit, në vitin 2019 bëri të mundur që të kontribuojë në financimin e nëntë projekteve të ngritura nga autoritetet kantonale, qytetet, si dhe organizatat e shoqërisë civile. Shumat e kërkuara kanë tejkaluar shumë milionët e frangave të alokuara, komunikoi të premten Rrjeti i Sigurisë Kombëtare zvicerane, informon Shtegu.com.

Nga ana frankofone, për punën e tyre të parandalimit nga kjo kanë përfituar kantonet Vaud dhe Gjeneva, si dhe shoqata teatrore shqiptare „Kurora“ e Nyonit (VD) dhe shoqata Tasamouh në Bienne (BE), aktive kundër indoktrinimit fetar.

Këtë vit, u zgjodhën gjashtëmbëdhjetë projekte. Kantonet dhe qytetet, për shembull, do të mbështeten për prodhimin e broshurave elektronike, të destinuara për shërbimet sociale dhe punonjësit socialë në fushën e rinisë. Unioni Vaud i shoqatave myslimane do të ndihmohet në aktivitetet e tij të parandalimit, si dhe Këshilli Zviceran për Aktivitetet e Rinisë.

Instituti i Ndërtimit të Koalicionit Kombëtar (NCBI) do të trajnojë refugjatët të bëhen ndërtues të urave dhe të promovojnë tolerancën. Universiteti i Fribourg-ut do të mbështetet për trajnime mbi klerizmin mysliman në institucionet publike. Qendra Zvicerane për Kompetencën në Zbatimin e Sanksioneve Penale do të përgatisë një doracak për zbulimin e hershëm të sjelljeve të rrezikshme në burg.

Programi kombëtar i stimulit është në fuqi deri në verën e vitit 2023. Kërkesat për mbështetje për projektet e zbatuara në 2021 mund të paraqiten në Zyrën e Rrjetit të Sigurisë Kombëtare nga 1 Prilli deri më 30 Qershor 2020. Informacione të tjera janë në dispozicion në faqen e internetit të Rrjetit të Sigurisë Kombëtare www.rns.admin.ch.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...