Një çift kosovar që iu kundërshtua e drejta për bashkim familjar, ka fituar çështjen pranë Gjykatës Federale zvicerane.
Gjykata Federale e ka miratuar ankesën e një çifti kosovar kundër refuzimit të së drejtës për bashkim familjar, të kundërshtuar nga Kantoni Vaud. Ky i fundit, tani duhet të shqyrtojë nëse gruaja konkretisht i plotëson të gjitha kushtet për t’u pranuar në Zvicër.
Duke lënë katër fëmijë dhe gruan e tij në vendlindje, kosovari arriti në Zvicër në vitin 1998 duke përfituar nga leja e qëndrimit të përkohshëm. Pak pas arritjes së tij në Zvicër, ai ishte viktimë e një aksidenti të rëndë pune, duke pësuar një paaftësi totale dhe të përhershme. Që atëherë ai ka marr një pension invalidor dhe ka fituar lejen e qëndrimit në vitin 2007.
Në vitin 2015, gruaja e tij kërkoi lejeqëndrim në mënyrë që të bashkohej me të. Kërkesa e saj u refuzua nga Shërbimi i popullatës në Kantonin Vaud me arsyetimin se i ka skaduar afati për bashkim familjar. Dy vite më vonë, gruaja rinovoi kërkesën e saj sepse gjendja e burrit të saj ishte përkeqësuar. Ajo u refuzua përsëri, gjë që u konfirmua edhe nga gjykata kantonale.
Gjatë një seance publike të së premtes, Gjykata Federale e ka miratuar ankesën e bashkëshortëve dhe e ka anuluar vendimin e Kantonit Vaud. Duke jetuar në Zvicër për më shumë se 22 vite, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), burri ka të drejtë të qëndrueshme për lejeqëndrim, përkujtojnë gjykatësit, informon Shtegu.com.
Neni 8 i KEDNJ për të drejtën e respektimit të jetës private, atij gjithashtu i lejon të kërkojë bashkim familjar në favor të gruas së tij. Megjithatë, e drejta e kësaj të fundit,i nënshtrohet pajtueshmërisë me Ligjin Federal për të Huajt dhe Integrimin (LEI). Ai parashikon që bashkëshortët duhet të jetojnë në një familje të zakonshme, se ata duhet të kenë strehim të përshtatshëm dhe se ata nuk duhet të varen nga ndihma sociale.
Periudha prej pesë vitesh për bashkimin familjar, të kundërshtuar nga Shërbimi i popullatës në Kantonin Vaud, mund të hiqet në favor të bashkimit familjar të shtyrë nëse ekzistojnë arsye të mëdha, përkujton instanca e dytë e Ligjit publik. Kjo e fundit realizohet në rast specifik pasi shëndeti i burrit është përkeqësuar me shpejtësi dhe ai ka nevojë për ndihmë.
Sidoqoftë, çështja i rikthehet Shërbimi i popullatës në Kantonin Vaud në mënyrë që konkretisht të mund të shqyrtojë nëse janë përmbushur kushtet e LEI-t në këtë rast.

