Qytetari gjerman rrahë nënë e bijë me shami në kokë

158 Lexime

23:13:21           2016-09-20

 

 

 

 

 

Një nënë 46-vjeçare ka qenë duke udhëtuar nga metroja e Mynihut së bashku me të bijën 17-vjeçare. Që të dyja kanë qenë të mbuluara me shami dhe papritmas, një qytetar gjerman i ka gjuajtur me peceta!

 

 

 
Por, kjo nuk i mjaftoi gjermanit, i cili me sa duket u përket racistëve, duke vazhduar t`i ofendojë me „bushtra“ dhe fjalë të tjera nga më ofendueset. „Personi në fjalë edhe ka ulëritur se ai dhe gjermanët janë të krishterë dhe se i urrejnë myslimanët dhe shamitë“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë gjermane, Carsten Neubert për medie të ndryshme, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Pas kësaj, qytetari gjerman i ka sulmuar që të dyja, duke e goditur vajzën disa herë në fytyrë! Më në fund, ai përpiqet ta godasë edhe të ëmën, por një pasagjer në afërsi i metrosë u ka ndihmuar grave të pambrojtura. Me këtë rast, vajza ka pësuar lëndime të lehta.

 

 

 

Sigurimi i metros e ka ndaluar qytetarin gjerman në sheshin Odeonsplatz. Ai ka rezistuar aq shumë, sa që është dashur t`i lidhen duart, deri në momentin që ka arritur policia.

 

 

 

Ndaj personit në fjalë janë hapur hetime për shkaktim të lëndimeve trupore dhe fyerjes, të cilat në këtë rast llogariten si të motivuara politikisht.