14 vjeç dhëndërr, por me Marigo 12-vjeçare

66 Lexime

19:11:25              2016-09-20

 

 

 

 

Dy të rinj nga Kosova kanë vendosur të lidhin jetën e tyre me martesë, edhe pse në moshë shumë të vogël.

Ajo që bëri më tepër „zhurmë“ në të gjitha mediet e vendit dhe rajonit, nuk ishte dasma e tyre normale shqiptare me të ftuar, muzikë dhe atmosferë, por mosha e tyre fare e re, ku dhëndrri Fitimi është 14 vjeç ndërsa bashkëshortja e tij Zelfija, 12 vjeç.

Mbase mund t’ju duket e çuditshme martesa e këtyre dy të miturve, pasi reagimet kanë qenë të ndryshme në rrjetet sociale, avokatë dhe psikologë.

Por kjo gjë nuk i ka shqetësuar aspak prindërit e dy të miturve në ditën më të bukur të jetës së tyre.

Të ftuarit këndojnë, vallëzojnë, ndërsa ata që duken paksa të hutuar nga e gjithë kjo ngjarje, janë vetë çifti.

Kjo është martesa më e re që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë gjatë këtij shekulli.

Në këtë ditë të çiftit, familja e tyre kanë pronotuar edhe këngëtaren Kosovare Gashi, e cila ka thënë se ishte e ftuar si këngëtare dhe se atmosfera ka qënë mjaft e mirë, pavarësisht çudisë se po martohen dy të rinj në një moshë fare të vogël.

Por, sipas pasqyrimit që i’u bë dasmës në medie, duket se prindërit e çiftit nuk janë konsultuar nëse ligji mund t’i penalizojë për martesën e tyre.

Avokatja Donika Dobruna ka treguar se prindërit të cilët i martojnë fëmijët e tyre në moshë të mitur, rrezikojnë të dënohen deri në 20 vite burg, dhe se është tmerruar kur ka lexuar lajmin për martesën e dy të miturve. /albeu.com/