„Nevzat Bejten e kap panika“! Godet fuqishëm udhëheqësin më të lartë të BDI-së dhe kryetarin Ali Ahmeti, për gjuhën shqipe!?

88 Lexime

23:16:44               2016-09-20

 

 

 

 

Kritikat e mëdha nga mediat, si duket kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejtën kohëve të fundit e ka kap „panika“. Ai në vend që të meret me komunën dhe hallet që i tangojnë qytetarët në Gostivar, ish ministri i pushtetit lokal dhe tashmë kryetar komune mundohet të shesë një guxim të tij „qesharak“ në kohën kur ka qenë ministër i një dikasteri që numëron shumë pak personel dhe që ingerencat i ka tashmë të decentralizuara.

Pas lajmit kritik të Agjencia e lajmeve Zhurnal që botoi me titull: „Dy apo Tre musketara“! A është Nevzat Bejta i involvuar në rrënimin e ndërtesave të shqiptarëve në Gostivar?!“ e që dyshohej në lidhje me atë se Nevzat Bejta kryetar aktual i komunës së Gostivarit mund të jetë i involvuar në krimin urbanistik që është bërë në komunën që drejton ai por edhe në kohën sa ka ushtruar detyrën e ministrit të pushtetit lokal, dyshohet se nga panika, Nevzat Bejta merret me të kaluarën e tij se si kinse gjoja ka bërë një „guxim“ të madh që në atë institucion si ministër i vetëm i BDI-së ka fol shqip e që duket shumë demode dhe qesharake pasiqë sipas marrëveshjes së Ohrit dhe ligjit të drejtë të tillë e ka secili.

Në vijim goditja, lajmi i polotë të „partizanit“ Ish-Minstrit të pushtetit lokal, dhe kryetar aktuale në Komunen e Gostivarit, z.Nevzat Bejta, botuar në TetovaSot.

„Kur Nevzat Bejta ishte ministër i Vetëqeverisjes Lokale gjuha shqipe në këtë ministri ishte zyrtare. Ai ka qenë ministër gjatë periudhës gusht 2011- shkurt 2013, njofton TetovaSot.
Sot asnjë ministër, zv/ministër apo drejtor i BDI-së nuk ka guxim të përdor gjuhën shqipe. Sipas këtij dokumenti i bie që mungon guximi i ministrave për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
Këtë praktik të Nevzat Bejtës nuk e bën edhe mikesha e tij, Shyrete Elezi e cila drejton ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale sepse i mungon guximi.
Ndryshe me ligj është që gjuha shqipe të përdoret aty ku ka 20% të popullsisë shqiptare. 
shkruan TetovaSot.

Linku i lajmit: http://www.tetovasot.com

Ky lajm, në mënyr indirekte adreson kritika të fuqishme ndaj udhëheqësisë më të lartë të BDI-së dhe kryetarit Ali Ahmeti se pse nga viti 2002 e deri më sot, partia e tij, BDI nuk ka zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, përfshir këtu edhe ministritë shtetërore, por e ka lënë të përgjismuar.

Përmes këtij dokumenti të cilin ka botuar TetovaSot, si „guxim“ të madh i Nevzat Bejtës, tentohet të promovohet si funksinar i vetëm shqiptar i cili si i vetmi ka patur guximin për të përdorur gjuhën shqipe në MInistrinë e Pushtetit Lokal të Maqedonisë.

Pas lajmit të botuar në TetovaSot, reagimet e qytetarëve në rrjetin social, ka këshilluar kryetarin e komunes së Gostivarit z.Nevzat Bejtën, që ai është më se miri të zgjidh hallet dhe problemet e qytetarëve, të ulë krimin në Gostivar, te ulë papunesin, etj..etj… dhe të lëj patriotizmin e rrejshëm. Sepse prej arrjes së tij si kryetar komunë në gostiar, në këtë qytet, kishim raste të renda. Rasti më i rend ishte rasti kur polici maqedonas ekzekutoi dy të rinjë shqiptar, në vitin 2012.

Më 28 shkurt të vitit 2012 për arsye banale, polici maqedonas ekzekutoi dy të rinjë shqiptar. Ai vrau Imran Mehmetin dhe Besnik Shehapin në qendër të këti qyteti. Ndaj kësaj vrasje makabre reagoi Ish komandanti Samedin Xhezairi – Komandant Hoxha nga Prizëreni, i cili në atë kohë publikisht adresoi porosi, duke aluduar në nënkryetarin e BDI-së, njëhëërit edhe kryetar dege i BDI-së, në Gostivar, z.Nevzat Bejtes, se shqiptarët nuk duhet të heshtin.

Madje, nuk kaloi shumë kohë, në një shkrim edhe të Dr.Arben Taravarit, banor i këtij qyteti, ndau mendimin e njejtë me shkrimin në Zhurnal, se si me qytetin e tij të lindjes Gostivari, ka ndryshuar „ndoshta“ në aspektin negativ. Sipas gjithë kësaj, a thua i duhet një ndryshim rrënjësorë këtij vendbanimi!?

Në pesë muajt e parë të këtij viti në rajonin më të gjerë të Gostivarit janë regjistruar 29 vepra penale “dhunë në familje”, të cilat kanë rezultuar me 28 fletëparaqitje kundër po aq individë. Tetëmbëdhjetë raste kanë qenë me shkaktim të lëndimeve trupor, 8 me rrezikimin e sigurisë dhe 3 me rrezikimin e sigurisë me armë të rrezikshme në rrahje, e që lidhen me dhunën në familje, kështu kumtuan edhe nga Sektori për punë të brendëshme në Tetovë që është përgjegjës regjional edhe për Gostivar. Informata të cilët ne si medium i pam të rëndësishme ti bëjmë të ditur, dhe si një lloj APELI deri te  organet kompentente SPB – Tetovë, të ndërmarin masat e duhura për ulje të rasteve të rënda në këtë qytet.

Të gjitha këto teza duket se pajtohen lidhur me shkrimin që e kishte bërë enkas për qytetin e tij Dr. Arben Taravari i cili në detaje të rëndësishme e përshkruan gjithë gjendjen e qytetit. Sipas tij, qytetarët janë shumë të pakënaqur, janë të papunë dhe kërkojnë mbijetesë në vendet perendimore e shumë gjëra të rëndësishme dhe jetike për banorët e një vendi.

„Qyteti i Gostivarit me mbi 100 mijë banorë duket se dita ditës po vjen e sa më shumë bëhet „trishtues“ për shkak të ngjarjeve ndoshta të themi ‚tragjike‘ që ndodhin përfshirë këtu edhe papunësinë e të rinjëve të cilët po marin rrugën e perendimit për një jetë më të mirë, familje pa të ardhura që nuk dalin dot deri në fund të muajt e që raste të shumta mund të shohim edhe nëpër videot e realizuara nga televizionet lokale atje, skena trishtuese që të ngjallin rrëfimet sikur jetojmë në Afrikë. Cfarë ndryshime duhet bërë që ky qytet të rringjallet dhe a ka akoma shpresë..Një urim i cili vjen trishtuar nga rrugët boshe të qytetit tim. Unë jam nga GOSTIVARI. Një qytet diku rreth 100 mijë banorë, përfshi rrethinën. Gostivari sa vjen dhe mpaket, t’kurret. Njerëzit dalin më pak, dyert mbyllen më herët, hapen më rrallë! Sa të mirë janë gostivarasit e mi! Sa të ndrydhura e të ngrysura më duken ditët që e le Shkupin e madh dhe plot alarme, dhe kthehem në qytetin tim të qetë! Se tashmë Gostivari nuk është i qetë, është i heshtur…, shkruan mes tjerave Taravari.

Taravari në shkrimin e tij përfshinë kryesisht këto teza, arsimimin, papunësinë, sigurinë dhe zakonet e vjetra të cilat akoma nuk i lënë njerëzit derisa nuk kanë bukë të hanë.

Të rinj papunë…prindër që nuk menaxhojnë dot të ardhurat për të mbajtur familjet…pleq hijerëndë që iu ka mbetur vetëm krenaria e gjakut, pasi shteti ka ditur t’iu marrë çdo gjë! Po janë shumë të mirë gostivarasit e mi! Janë njerëz të ndershëm! Nuk meritojnë këtë tablo ku janë vendosur! Qytet i cili, ashtu si çdo qytet shqiptar në Maqedoni, duket se jeton vetëm një stinë, atë të verës! Kur ftesat e dasmave vijnë më shpesh se faturat e energjisë elektrike, ku dyqanet e floririt kthehen si sheshe në miniaturë të bursave amerikane…por ku gjithshka në fund është e mirë se është e ndershme, është e paqtë! Po tani?! Çdo vjeshtë është e rëndë dhe është e mbërdhacake, por jo si kjo e sivjetshmja!

Eci dhe shoh shtëpi të mëdhaja tradicionale tonat, me dyer e dritare të mbyllura si të ishte luftë. Shenjë që familjarët nuk janë aty. Në Gostivar sa vjen dhe po shtohen shtëpi të mbyllura…dhe njerëzit nuk ikin se duan, por braktisin se nuk kanë më, e stomaku bosh me sedrën e thyer zyrave për punësim, janë pasaporta pa kthim drejt shteteve të huaja…Qyteti më duket si pemë e lashtë që papritur po i bien gjethet. Kaq bosh, kaq vetëm, kaq dhimbshëm…nuk e meritojnë gostivarasit e mirë këtë gjëndje…ata janë njerëz të qetë e me zemrën që rreh në vendin e duhur, shkruan më tej Taravari. (ZHURNAL.MK)