Punonin ilegalisht afër „gojës së ujkut“, arrestohen 15 shtetas verimaqedonas e serbë

Date:

12:00:51                 2019-04-12

 

 

Në kantierin e ndërtimit në Gjykatën e re penale të Mynihut në Gjermani, doganat gjermane kanë arrestuar 14 punëtorë me dokumente të falsifikuara, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Personat e arrestuar me vete kanë pasur pasaporta me shtetësi kroate. „Por, punëtorët vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia“, ka pohuar një zëdhënës i doganave të premten. Hetuesit gjithashtu arrestuan dy punëdhënës të dyshuar për kontrabandim të të huajve. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar. Kontrolli rutinë ishte realizuar të martën, por u bë publike vetëm të premten. Në kantierin e qendrës së re të Gjykatës penale, janë kontrolluar tetë kompani dhe 130 persona.

Ndërtesa e re prej rreth 39,000 metrash katrorë në Leonrodplatz të Mynihut, do ta zëvendësojë ndërtesën e vjetër në Nymphenburger Strasse pas përfundimit të saj, përcjell Shtegu.com. Pjesë të dy gjykatave rajonale, Gjykatës së Lartë Rajonale dhe prokurorive publike të Mynihut duhet të zhvendosen në këtë ndërtesë prej 300 milionë eurosh.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...