Peticion për pllakë përkujtimore për Iliasin e vogël

Date:

11:42:04                2019-04-12

 

 

Një banor i lagjes Gotthelf të Bazelit, në të cilën fëmija shtatëvjeçar shqiptar, Iliasi i vogël u godit me thikë nga një e moshuar 75-vjeçare në muajin mars, dëshiron të vendosë një pllakë përkujtimore që do të përkujtonte tragjedinë.

Edhe tri javë pas vrasjes makabër në Bazel, kur 75-vjeçari A. F. e theri shtatëvjeçarin Ilias M., me një thikë duke e shuar jetën e fëmijës, në vendngjarje në St. Galler-Ring, ende mund të vërehet një det me lule që përkujton tragjedinë e rëndë. Por, herëdo-kurëdo, lulet dhe qirinjtë përfundimisht do të zhduken, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Për të mos u harruar tragjedia, në vendngjarje duhet të ngritet një pllakë përkujtimore. Këtë veprim e kërkon një peticion online në platformën Petitio.ch.

„Unë dhe shumë persona të tjerë, me këtë peticion kërkojmë që qyteti i Bazelit, në vendin e tragjedisë në lagjen Gotthelf në St. Galler-Ring në Bazel, të vendosë një pllakë përkujtimore për Ilias M.“. Kërkuesi nga lagja Gotthelf e ka shprehur dëshirën e tij me një fjali.

Mbetet e paqartë nëse qyteti e ka dëgjuar apo jo banorin zviceran, informon Shtegu.com. Elementët përkujtimorë publikë zakonisht u dedikohen figurave dhe ngjarjeve historike. Por kjo nuk do të thotë që një pllakë përkujtimore për Iliasin e vogël nuk do të ketë gjasa. „Peticioni kërkon një vizion të organit kompetent për t’iu përgjigjur“, thotë zëdhënësi i qeverisë komunale, Marco Greiner për „BZ Basel“, njofton Shtegu.com.

Autorja e krimit është edne në paraburgim, ndërsa hetimet psikologjike janë duke u kryer. Tek 75-vjeçarja A.F. ekzistojnë dyshime për aftësi të fajësisë. Për dekada të tëra, gruaja ishte ndjerë si viktimë e autoriteteve dhe gjakderdhjen e arsyetoi me faktin se ajo donte të dëgjohej, sepse askush nuk po ia vinte veshin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...