Momenti i kobshëm për demin, pas kësaj dërgohet në thertore

Date:

14:12:21                2019-04-12

Image result for two cows

 

 

Gjatë fazës së ethjes së një çifti lopësh, një dem ishte ndërprerë gjatë procesit, nga një helikopter shpëtimi pranë Detit të Veriut në Belgjikë. I plagosur në organet intime, ai ka përfunduar në thertore. Pronari i tij tani dëshiron të kompensohet.

Nëse nuk e vizitoni rregullisht bregun belg, me siguri se nuk keni dëgjuar kurrë për qytetin e vogël Houthulst në provincën e Flandrisë Perëndimore, informon Shtegu.com. Por, tani do ta mësoni pasi një pronar i një çifti lopësh në këtë lokalitet pranë Roeselare dhe Ypres, ka vendosur të paraqesë një ankesë kundër një shërbimi emergjent, për një arsye krejtësisht të pamundur.

Helikopteri i këtij shërbimi shpëtimi është dashur të mbërrijë në një nga livadhet e tij në momentin kur një nga demat e tij të mbarështimit, ishte në fazën e kënaqësisë së plotë. Sipas gazetës belge „VRT“, që rastin e ka paraqitur në faqen e saj të internetit, për shkak të zhurmës së helikopterit, demi ka bërë një lëvizje të gabueshme, përdrisa ishte në procesin e ethjes së lopës, duke shkaktuar probleme në organet intime.

Pronari i lopëve ka vendosur të padisë njësinë e shpëtimit, duke kërkuar dëmshpërblim prej 4 mijë eurosh. Apo ekuivalenti e çmimit të blerjes së demit, që duhej të dërgohej në thertore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...