Punëtorët ne Zvicër bëjnë shumë pak pauzë në punë

92 Lexime

Një e treta e fuqisë punëtore në Zvicër nuk bën pauzë të mjaftueshme. Fajtore për këtë është atmosfera e punës. Posaçërisht, ajo i pengon 14 deri 29-vjeçarët që të bëjnë pauza. Megjithatë, ato janë të rëndësishme për produktivitetin.

Një e treta e zviceranëve bëjnë shumë pak pauzë gjatë punës së tyre. Shumica e punëtorëve thjesht kanë shumë punë për të kryer ose thjesht, e harrojnë pauzën, siç tregon një studim nga rrjeti i karrierës Xing si dhe instituti i kërkimit të tregut e mendimit Marketagent.com.

Mbi 40 për qind deklarojnë gjithashtu se është pjesë e kulturës së korporatës për të hequr dorë nga pauzat. Kjo parandalon që profesionistët e rinj në veçanti të ndërpresin punën e tyre: Dy të tretat e moshave 14 deri 29-vjeçare nuk bëjnë pauzë sepse është pjesë e kompanisë së tyre.

Nga pikëpamja juridike, punonjësit kanë të drejtë në pauzë: Sipas Kodit të Punës, një pauzë prej 15 minutash duhet të garantohet në një orar pune prej 5.5 orësh. Nga 7 orë punë është 30 minuta dhe nga 9 orë pune është një orë. Pra, nëse punoni në një orar 100 për qind të punës gjatë 9 orëve dhe nuk bëni pauzë, e humbni një mesatare prej 21 orësh pauzë në muaj.

Në të shumtën e rasteve, humbet edhe më shumë kohë. Sepse te shumë kompani, orari i punës ndërpritet nga një pushim dreke. Kushdo që punon pesë orë e gjysmë para ose pas pushimit të drekës, ka të drejtë në një pushim tjetër të paktën prej një çerek ore.

Por nëse doni të jeni produktiv, zakonisht duhet të bëni pushim më shpesh, siç thotë eksperti i personelit Michel Ganouchi për „20 Minuten“, transmeton Shtegu.com. Se pas sa kohe punë bëhet ndonjë pauzë e shkurtër, kjo eshte individuale. „Duhet njohur vetvetja se sa mund të jesh më produktiv“.

Këtë duhet ta marrë parasysh gjithashtu edhe punëdhënësi. „Kushtet e kuadrit duhet të plotësojnë nevojat e ndryshme të punonjësve“, tha Ganouchi. Që kjo të funksionojë, punëdhënësit duhet të jenë në gjendje t’i besojnë njëri-tjetrit.

Ganouchi nuk është i befasuar që shumica e profesionistëve e kanë të vështirë të bëjnë pauzë në punë. Shumica ndjehen të vëzhguar nga zyrat. „Thjesht, nuk guxohet“. Kërkohet një shkallë e caktuar e vetë-disiplinës për të bërë pauzë.