Punësim ilegal në Zvicër, dëbohen dy shqiptare, arrestohet një shtetas kosovar dhe një maqedonas

Date:

Në Sarnen dhe Lungern, disa persona u arrestuan gjatë kontrolleve me dyshimin për punësim të paligjshëm

 

Si pjesë e kontrolleve të synuara të tregut të punës, Komisioni Trepalësh i Tregut të Punës (TAK) i kantoneve Uri, Obwalden dhe Nidwalden kreu kontrolle më 20 maj në Sarnen, në Kägiswilerstrasse, dhe më 27 maj në Lungern, në Bahnhofstrasse, me dyshime për punësim të paligjshëm. Kështu shkroi Policia Kantonale e Obwaldenit në një deklaratë, transmeton portali Shtegu.

 

Policia Kantonale e Obwaldenit u thirr për ndihmë. Gjatë operacioneve u arrestuan disa persona. Në Sarnen u arrestuan një shtetas një grua 25-vjeçare nga Kosova dhe një tjetër 50-vjeçare nga Shqipëria. Pas lirimit nga burgu, të dyja gratë u kthyen në vendet e tyre të origjinës. Në Lungern u arrestuan një kosovar 24-vjeçar dhe një shtetas maqedonas 27-vjeçar. Të dy burrat janë aktualisht në paraburgim administrativ.

 

Hetime dhe procedura të mëtejshme penale do të kryhen nga Zyra e Prokurorit Publik të Obwalden në bashkëpunim me Zyrën e Migracionit të Kantonit të Obwalden.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...