Publicisti austriak: Kam indikacione se sulmuesi është shqiptar nga Maqedonia e Veriut

97 Lexime

Në një postim të tij në Facebook, avokati, gazetari hulumtues dhe publicisti austriak Florian Klenk, ka shkruar se njëri nga sulmuesit është me rrënjë shqiptare. Që nga fillimi i qershorit 2012 ai ka është kryeredaktor i gazetës javore austriake Falter. Ja edhe postimi i tij i plotë:

„Tani kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në vitin 2000, ishte 20-vjeçar, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk kanë rënë në sy ndonjëherë kur bëhet fjalë për islamizmin. Ai ishte në radarin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamistët austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Por, ai u ndalua në këtë veprim nëmuajin korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë“, përfundon postimi i tij, transmeton Shtegu.com.

Vallë, a mund t`i besohet fjalëve të tij kur në disa komente të lexuesve austriakë, ai potencon se sulmuesi veproi individualisht. Si është emundur që një sulmues të veprojë në të njëtën kohë në gjashtë sulme në qytetin e Vjenës ?!