E konfirmon edhe gazeta „Kronen Zeitung“: Sulmuesi është nga Maqedonia e Veriut
Pas sulmit të përgjakshëm terrorist mbrëmjen e së hënës në mes të qytetit të Vjenës, një i dyshuar kryesor i cili me sa duket kishte paralajëmruar aktin në internet, tani ka mundur të identifikohet, informon Shtegu.com. Sipas informacionit nga „Kronen Zeitung“, bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili kishte gjithashtu shtetësi austriake. Ai gjithashtu kishte një regjistër penal dhe ishte liruar nga paraburgimi në dhjetor të vitit 2019. Ai ishte simpatizues i SHI dhe i armatosur me një pushkë automatike të paligjshme AK-47, që u qëllua nga njësia speciale WEGA.
I dyshuari, i cili në një fotografi paraqet i armatosur rëndë, u dënua në Austri në fund të prillit 2019 – për formimin e një grupi terrorist. Ai vuajti 22 muaj burg dhe u la i lirë në fillim të dhjetorit 2019. Sipas informacionit të „Krone“, pak para se të derdhej gjaku, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të milicisë terroriste SHI, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.