Ky është njëri nga sulmuesit në Vjenë

Date:

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist të hënën në mbrëmje në mes të qytetit të Vjenës,një i dyshuar kryesor i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar. Sipas informatës së gazetës „Krone“, bëhet fjalë për një refugjat 30-vjeçar. Ai u qëllua nga njësia speciale WEGA.

I dyshuari, i cili në një foto shihet i armatosur rëndë – përfshirë një hanxhar që ai mund të ketë pasur me vete gjatë sulmeve në Vjenë – ka qenë në Austri për dhjetë vjet. Sipas „Krone“, pak para se të derdhej gjaku, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të milicisë terroriste IS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, transmeton Shtegu.com.

Në sulmin terrorist u vranë katër persona dhe 17 u plagosën, disa rëndë. Pas sulmit në qendër të Vjenës të martën në mëngjes, Ministria e Brendshme konfirmoi disa bastisje shtëpish „rreth autorit të veprës“. Disa persona janë arrestuar. Të martën në mëngjes, ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftoi se sulmuesi i vrarë ishte simpatizant i ISIS.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...