Protesta para EVN-së në Butel, thyhen xhamat e objektit

Date:

16:13:45                  2019-04-04

 

 

Rreth 50 banorë të fshatit Luboten të Shkupit, kanë protestuar të enjtën para objektit të kompanisë EVN-së në lagjen Butel, raporton Lajm. Ata prej disa ditësh kanë probleme me mungesën e rrymës elektrike. Thonë se ndërprerja e energjisë ju shkakton shumë dëme dhe probleme të ndryshme. Protestuesit të revoltuar kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit të EVN-së në Butel. Dëshmitarë okularë thanë se protestuesit kanë tentuar të futen brenda objektit, por, janë penguar nga sigurimi. Protesta është siguruar edhe nga forca të shumta policore. Nga EVN-ja ende nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë ngjarje. Gazeta Lajm

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...