Prokurori shqiptar në Zvicër, i kënaqur me dënimin e vrasësit të shqiptarit

Date:

Prokurori shqiptar në Zvicër Endri Gega

 

 

08:02:29         2016-01-29

 

 

Në mars të vitit 2014, nja shtetas francez e kishte vrarë një shqiptar në një park të vogël. Gjykata për krime e ka konfirmuar vrasjen.

 

 

Francezi i akuzuar e ka pranuar fajin se në muajin mars të vitit 2014, e kishte vrarë trafikantin e tij të drogës, një shqiptar 30-vjeçar, me së paku nëntëmbëdhjetë të goditura me çekan në fytyrë. Mëngjesin e së enjtes, ai është dënuar me pesëmbëdhjetë vite burg nga Gjykata e krimeve në Gjenevë të Zvicrës.

 

 

Kryesuesja Brigitte Monti ka theksaur se i akuzuari e ksihte planifikuar dy ditë më parë vrasjen, duke mos mbajtur llogari për lëngimet e viktimës, shkruan „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com“. Ai ka reaguar me „dhunë dhe barbarizëm“ që më pas të qetësohet dhe ta fshehë kufomën dhe gjurmët e tij.

 

 

Ai gjithashtu është i obliguar që familjes së viktimës shqiptare t`i paguajë një kompensim prej 65.000 frangash zvicerane, për dhimbjet shpirtërore që u janë shkaktuar babait, nënës, bashkëshortes dhe të birit të viktimës, e të cilët jetojnë në Shqipëri. Ai ngarkohet edhe me një shumë prej 189.953 frangash për shpenzimet gjyqësore. Prokurori shqiptar Endri Gega, i cili kishte kërkuar 18 vite burg për të akuzuarin, ka pohuar se nuk do të ankohet për këtë vendim të Gjykatës. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i të dënuarit, Giovanni Curcio, ende nuk është prononcuar lidhur me këtë temë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...