Norvegjezja që jeton si mace (VIDEO)

Date:

07:16:28           2016-01-29

 

 

Nano nga Osllo e Norvegjisë është 20-vjeçare. Çdoherë që e lëshon banesën e saj, ajo i vë veshët artificialë dhe një bisht të maces në rrobet e veta. Në shtëpi, ajo fle në dritare dhe zvarritet me këmbë e duar. Edhe për minj ishte munduar t`i gjuajë, por deri më tani pa sukses, pohon ajo. Përmes televizionit norvegjez „NRK P3“ ajo ka spjeguar se është lindur në një trup të gabuar: „Me 16 vite të jetës e kuptova se në të vërtetë unë nuk jam njeri, por një mace“. njofton „Shtegu.com“.

Ajo është e bindur se ky fenomen është si pasojë e një defekti gjenetik para se të lindej. Për këtë ajo e urren natyrën dhe ujin, ndërsa shqisat e të dëgjuarit dhe të pamurit i ka më të mira se njerëzit e tjerë. Dhe po t`i afrohet ndonjë qen afër, instinkti i saj e nuhat menjëherë.

Ajo nuk është e vetmuar në rolin e saj si mace: Me shoqen e saj më të ngushtë Svein (20), ajo komunikon në gjuhën e maceve. Sveini është duke vuajtur nga një pengesë e zhvillimit mendor dhe sipas Nanos „personifikimi i saj, në kokën e saj është një mace“.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...