Profesori që sakrifikon gjithçka të veten për të tjerët
22:31:28 2016-08-14
Me të kuptuar për vërshimet dhe tragjedinë që po i ndodhte popullatës në Hasanbeg, Prof. Dr. Besnik Telai nga Shkupi, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, menjëherë i përvoli krahët dhe u nisë drejt trojeve të përmbytura, me një apel tek studentët e tij që të ndihmonin aq sa kishin mundësi. „Prej ditës së parë shkuam në Hasanbeg. Lajmi për tragjedinë e vëllezërve në Hasanbeg, asaj nate më la pa gjumë, ngase kisha informata se në Hasanbeg po ndodhë tragjedi. Në mëngjes, me anë të rrjetit social pashë edhe kërkesa për ndihmë dhe menjëherë bëra disa telefonata tek studentët e mi, prej të cilëve një numër i tyre ishin nëpër punë, por ata që ishin të lirë iu bashkangjitën thirrjes dhe shkuam në vendngjarje. Ishte vështirë se atë ditë uji ende vërshonte dhe nuk kishte as maska e as çizme për tu mbrojtë nga uji. Nëpër shtëpi ishte gjithçka e shkatërruar, ndërsa nëpër bodrume uji kishte arritur deri në tavan. Ditën e parë qëlluam tek një student i cili jetone në Hasanbeg. Shkuam tek ai pa paralajmërim dhe kur ju afruam në shtëpi, ishte duke punuar me babain e tij, vëllaun dhe një shok. Asnjë ndihmë, asnjë vullnetar tjetër, as shtab për emergjencë, as shtet e asgjë tjeter nuk pamë. Menjëherë iu bashkangjitëm punës dhe deri në mbrëmje e nxorrëm tërë ujin nga bodrumi, ku kishte dëme të mëdha, si në inventar, po ashtu edhe në artikuj ushqimorë dhe higjienikë, ngase kishin dyqane. Ditën e dytë dhe të tretë ishim po ashtu në një shtëpi ku na thane se ishin disa pleq të cilët nuk i kan fëmijtë e tyre në shtëpi dhe se ju duhet patjetër ndonjëri. Aty ishim ditën e dytë dhe të tretë, e pastruam nga uji dhe e larguam baltën. Kuptohet edhe invetarin e shkatërruar 100%. Ditën e parë ishin pesë studentë, ndërsa ditën e dytë dhe të tretë 9. Ishte situata e tillë në fillim ngase urgjentisht u mblodhëm. Po të ishte situata disa ditë në organizim, garantoj se numri do të ishte shumë më i madh. Sidoqoftë, shteti as ditët e para e as pas saj nuk e dha provimin. Rajonit të kapluar nga vërshimet i duhet ende forcë punuese. Imagjinoni se sa ndikojnë streset famijare dhe puna e tyre disaditore fizike me forcat e tyre. Çka ndodhë me trupin e tyre te raskapitur ?! Atje as vëllau vëllaut nuk mund ti ndihmojë, as shoku shokut ngase të gjithë në shtëpitë e tyre jan 100% të shkatërruar. Prandaj, kush mundet të ndihmojë, besoni se do tu ndihmonte shpirtrave të lodhur. Nga ana tjeter, Allahu ju shpërbleftë për çdo nijet që bëni, qoftë fizikë apo material“, përfundon rrëfimin e tij enkas për „Shtegu.com“, profesori i gatshëm të sakrifikojë gjithçka të veten për të tjerët. Padyshim se ky gjest i profesorit është një udhërrëfim i skarificës dhe humanizmit njerëzor për gjeneratat e reja dhe një leksion i shkëlqyeshëm për studentët e tij.