Maqedonasi pagoi hamburgerin 1.300 euro

Date:

20:53:08                   2016-08-14

 

 

 

 

 

Emocionet për të vizituar sa më shpejt vendlindjen, i kushtuan shumë shtrenjtë shtetasit maqedonas: Në një restorant Fastfood në Rheinfelden, ai e harroi portofolin, i cili u gjetë nga një bashkëpunëtor i restorantit, por përsëri u zhdukë. Tashmë është duke hetuar edhe policia gjermane.

 

 

 

 

Jovanço Kostovski jeton në Singen të Gjermanisë. Gjatë rrugës prej Bazelit nëpër Rheinfelden, e kishte kapluar uria. Ushqimi do të përfundonte shumë shpejt dhe shumë lirë, prandaj vendosi të ushqehet në Fastfood restorantin në rrugën Schildgasse. Se sa kohë do t`i merrte dhe sa i shtrenjtë do t`i dilte, ai asnjëherë nuk kishte mundur ta paramendojë. Bile, tashmë është duke hetuar edhe policia gjermane, shkruan „Badische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Gjatë pagesës së ushqimit, ai e harroi portofolin e tij në banak. Duke mos e hetuar, gabimin, vazhdoi më tej rrugën. Vetëm kur arriti në Schaffhausen, iu kishte kujtuar për portofolin. Por, një thirrje nga restoranti, ia kishte lehtësuar gjendjen: Një bashkëpunëtor i restorantit e kishte gjetur portofolin dhe ai tashmë gjendej në zyrë. Kostovski kthehet sërish në Rheinfelden. Por, udhëheqësja e ndërrimit të restorantit nuk e kishte gjetur më portofolin në zyrë. Pas deklaratave të ndryshme e të çuditshme të personelit, ai e informon menjëherë policinë.

 

 

 

 

Zëdhënësi i policisë gjermane në Rheinfelden, Dietmar Ernst, ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për përvetësimin e pronës së gjetur. Kostovski nuk beson se do të gjendet portofoli i tij, në të cilin kanë qenë letërnjoftimi, dy karela bankare, patentë shoferi, kartela e sigurimit dhe 200 euro para të gatshme. Por, humbja e portofolit mund t`i kushtojë shumë më tepër: „Më e keqja është se nga sot (e premte) ia fillova pushimit dhe dëshiroja të shkoja me veturë në Maqedoni. Me humbjen e patentë shoferit, unë nuk mund ta drejtoj veturën dhe është dashur të siguroj për nesër një biletë avioni“. Bileta kthyese për dy persona, atij do t`i kushtojë 950 euro. Së bashku me të hollat dhe shpenzimet për pajisjen me dokumentacionin e humbur, ai llogaritë një shumë prej 1.300 eurosh.

 

 

 

 

Hidhërimi i tij bëhet edhe më i madh, me faktin se portofoli i tij njëherë u gjendë në restorant, por mandej ishte zhdukur. Kostovski iu kishte drejtuar edhe qendrës së këtyre restoranteve në Gjermani, por nga atje i kishin thënë se nuk mund t`i ndihmojnë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...