Drejtësi: Zihen për fëmijë, vritet shqiptari

Date:

06:57:39                   2016-08-17

 

 

 

 

Zënka midis dy të rinjve, gjatë vitit të kaluar, ka përfunduar me vdekjen e një shqiptari 52-vjeçar. Vrasësi ka dalë të martën para trupit gjykues dhe do të duhet të vuajë dënim prej nëntë vitesh.

 

 

 

Mbrëmjen e së dielës më 23 mars të vitit të kaluar, në oborrin e shkollës në Wies in Heiden të Zvicrës, ishte shkaktuar një zënkë midisi dy prindërve nga Kosova, e cila ka përfunduar me pasoja fatale. Njëri nga fëmijët gjatë zënlës e kisht6e thyer hundën, ndërsa njëri nga prindërit e kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte goditur tjetrin në gjoks, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

 

 

 

 

Me këtë rast, prokurori shtetëror ka kërkuar dhjetë vite burg, për shkak të veprës penale „vrasje me paramendim“, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Por, Gjykata e ka dënuar vrasësin me nëntë vite burg, ndërsa familjes së viktimës duhet t`i paguajë dëmshpërblim në një vlerë prej 80.000 frangave zvicerane, si dhe shpenzimet gjyqësore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...