Prof Dr. Sefer Tahiri: Iseni deklasoi Eftovin

95 Lexime

17:20:21            2016-03-15

 

 

Analisti dhe profesori universitar, Prof. Dr. Sefer Tahiri, në një prononcim të shkurtër enkas për „Shtegu.com“, lidhur me debatin në emisionin televiziv të gazetarit maqedonas Vasko Eftov, në mes tij dhe gazetarit shqiptar Isen Saliu, kryeredaktor i gazetës „Lajm“ në Maqedoni, ka deklaruar: „Iseni e deklasoi Eftovin, i mbajti leksion për gazetari“.

 

 

 

 

12729323_1097069233676685_5695867245480649187_n

Fejzi Hajdari dhe Isen Saliu

 

 

 
Ndërsa drejtori dhe pronari i të njëjtës gazetë, Fejzi Hajdari ka deklaruar: Kryeredaktori i gazetës „Lajm“ mund të shërbejë si një model (ekzemplar) për politikanët e sotëm në Qeveri dhe opozitë, se si debatohet me argumente dhe si hidhen poshte tezat antishqiptare me anë të argumentit dhe debatit maestral. Zoti Saliu ishte në nivelin e duhur dhe nuk më takon mua ta vlerësoj, por një gjë është e vërtete se ai dëshmoi se si duhet të paraqiten politikanët shqiptarë në debatet me politikanët maqedonas, kur janë në pyetje tezat antishqiptare. Gjithsesi se për debate të tilla, përveç dijes dhe njohurive, nevojitet edhe guximi intelektual, që sot, fatkeqësisht ju mungon qarqeve intelektuale në Maqedoni, dhe sidomos përfaqësuesve politikë të opozitës dhe pozitës shqiptare“, tha ndër të tjera analisti Fejzi Hajdari, duke vleresuar paraqitjen briliante të kryeredaktorit Isen Saliu, në emisionin „Vo Centar“ të gazetarit kontrovers maqedonas Vasko Eftov.

 

 

Në vazhdim mund ta ndiqni debatin në fjalë, duke filluar nga minuta 23`.