Kosovari shkon drejt e „në gojë të ujkut“

45 Lexime

17:53:35              2016-03-15

 

 

Po të ekzistonte rubrika „Më marrëzisht se sa lejon policia“, kosovari do të gjendej në vendin e parë: Një kosovar 33-vjeçar me vendbanim në Zvicër, mbrëmjen e së premtes është paraqitur në një pikë kufitare gjermane, në autostradën e Weil duke i pyetur nëpunësit kufitarë nëse ai ka të drejtë të hyjë në Gjermani. Pyetja e tij kishte qenë e dyshimtë për kufitarët, të cilët e lajmërojnë policinë federale gjermane. Dhe ata nuk dështuan, pasi kosovari kishte qenë i regjistruar në kompjuter për dy arreste. Në vitin 2011, ai ishte dëbuar nga Bavaria në Gjermani dhe i ishte shqiptuar hyrja në territorin gjerman për pesë vite, ndalesë kjo e cila do të përfundojë nga fundi i këtij viti. Në të njëjtën kohë, ai ishte dënuar edhe nga autoritetet gjyqësore të Memmingenit dhe është dashur të vuajë edhe mbetjen tjetër të dënimit prej 55 ditësh. Kosovari është arrestuar menjëherë nga policia federale dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.