Problemi i nxënësve shqiptarë të Idrizovës drejt zgjidhjes, Qeveria miratoi ndërtimin e shkollës

Date:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e ka miratuar informacionin për nevojën e ndërtimit të shkollës së re fillore në komunën e Gazi Bëbës, përkatësisht në Idrizovë, shkruan gazeta LAJM.

“Me këtë vendim i rekomandohet komunës së Gazi Babës që t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë deri tek ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollës së re fillore në Gazi Babë në përputhje me kërkesat e nxënësve”, tha mes tjerash zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha. Ai më tej bëri të ditur se pas dorëzimit të kërkesës Qeveria ka obliguar MASH-in të fillojë procedurat për ndërtimin e shkollën në komunën e Gazi Bëbës. Deklaratën e plotë të zëdhënësit Muhamet Hoxha, mund ta ndiqni në videon më poshtë./Gazeta LAJM

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...